E Shtunë, 04.20.2024, 05:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRISHTINA ZBUT QËNDRIMET PËR GJYKATËN SPECIALE

E Martë, 04.15.2014, 09:39am (GMT+1)


Subjektet politike në Kosovë po zbusin qëndrimin e tyre karshi miratimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.
 
Përveç Lëvizjes Vetëvendosje e cila e thotë qartë se nuk do ta mbështesë këtë Gjykatë, partitë tjera parlamentare shprehen të rezervuara apo e pranojnë se miratimi i kësaj Gjykate nga Kuvendi i Kosovës do të ishte vendim më favorshëm sesa aprovimi përmes Këshillit të Sigurimit.
 
Megjithatë, vendimi për themelimin e kësaj Gjykate nuk është ende në rendin e ditës për seancën e radhës që është thirrur për të enjten.
 
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se nëse materiali arrin këtë javë, atëherë mund të futet në rend dite qysh në seancën e radhës.
 
"Letra është duke u përgatitur dhe nëse vjen në seancë, kryetarët e grupeve parlamentare duhet të jenë të përgatitur për të marrë vendimin e duhur", ka thënë Krasniqi.
 
Kryekuvendari Jakup Krasniqi, themelimin e Gjykatës Speciale apo Tribunalit siç ishte quajtur fillimisht për krimet e luftës, e kishte cilësuar si një padrejtësi ndaj Kosovës. Sidoqoftë, në këtë moment, ai nuk ka dashur të bëj publike votën e tij për apo kundër.
 
"Është herët të flitet nëse do të votoj për ose kundër por do ta bëj publike votën time", është shprehur Krasniqi.
 
Me qëndrime të rezervuara ndaj themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës paraqiten edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
 
Por, këto dy subjekte politike shprehen pro qartësimit të dyshimeve të ngritura në lidhje me themelimin e kësaj gjykate.
 
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, megjithatë ka thënë se çdo vepër në Kosovë duhet të zbardhet. Kurse në lidhje me Gjykatën, ai ka deklaruar se LDK do të merr vendim, pastaj do ta shpreh qëndrimin e saj.
 
"Gjithë ajo që pretendohet veçmas në raportin e Dick Martit duhet të merr një epilog. Është e vërtetë e madhe që na ka dëmtuar vet raporti, por edhe vazhdimi i kësaj gjendje mendojmë se paraqet një dëmtim sepse kjo dhe çështjet tjera duhet të sqarohen", është shprehur Beqiri.
 
Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se vendimi për gjykatën nuk duhet cilësuar si vendim partiak, por vendim që marrin institucionet e vendit.
 
"Spektri politik duhet të gjej zgjidhje që janë në të mirë të Kosovës. Nganjëherë i gjejmë më të mirat e nganjëherë i gjejmë pak më të këqija, por ne po mendojmë se të gjithë në Kosovë duhet ta kuptojmë se nuk mund të punojmë vetëm me një ndjenjë mllefi dhe duhet të ketë qartësi", ka thënë Gjini.
 
Në anën tjetër Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka shprehur qartë qëndrimin kundër themelimit të kësaj Gjykate, duke e cilësuar atë të padrejtë në raport me Kosovën.
 
"Themelimi i një gjykate të tillë do të ishte shumë i dëmshëm për Kosovën, si në  aspektin politik, por edhe në aspektin e imazhit, sepse të gjithë e dimë se çka ka ndodhë në vitet 1998-99, prandaj qytetarët e Kosovës kanë pritur se pas 15 vitesh ndoshta do të mund ta kishim një tribunal për Serbinë dhe jo për Kosovën dhe Shqipërinë", ka thënë Konjufca.
 
Gjykatës speciale për krimet e luftës ka bazën e vet në dyshimet e supozuara në raportin e zviceranit Dick Martti të miratuar nga Këshilli i Evropës.

Mbi bazën e këtij raporti, po zhvillohen hetime nga Prokurori amerikan Clint Wiliamson mbi dyshimet për trafik organesh në rastin e ashtuquajtur "shtëpia e verdhë".
 
Gjykata speciale për krimet e luftës, pritet të ketë dy dhoma, një në Kosovë dhe tjetrën në Holandë. Dhoma jashtë Kosovës do të merrej kryesisht me dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur.
 
Procedura e miratimit të gjykatës speciale, pritet të kaloj përmes shkëmbimit të letrave ndërmjet Brukselit dhe presidencës së Kosovës, e ku përfshihet edhe vazhdimi i mandatit të EULEX-it.
 
Megjithatë, letra e presidentes së Kosovës do të duhet të merr edhe miratimin nga Kuvendi i Kosovës me dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.
 
Në rast se Kuvendi i Kosovës dështon që të miratoj themelimin e kësaj Gjykate, atëherë përfaqësuesit ndërkombëtar e kanë paralajmëruar Prishtinën zyrtare se vendimin mund ta merr Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - INSTITUCIONET PARALELE SERBE NUK JANË SHUAR, MADJE JANË MË AKTIVE SE KURRË (04.15.2014)
OBAMA PUTINIT: LARGOJI TRUPAT NGA UKRAINA! (04.15.2014)
BAHTIRI - PËRPARËSI, PËRMIRËSIMI I JETËS SË BANORËVE TË MITROVICËS (04.15.2014)
SHQIPËRI - PËRPLASJE PËR REFORMËN TERRITORIALEOpozita paralajmëron protesta ndaj një vendimi të njëanshëm. Kreu i PD: Duan të bëjnë vetëm një hartë elektorale. Meta: Protestat absurde (04.14.2014)
KOSOVË - MË 2 PRILL VOTOHET PËR GJYKATËN E VEÇANTËNjë letërkëmbim ndërmjet Prishtinës dhe BE-së do të hapë rrugën që parlamenti të votojë atë në një pako ligjesh të hartuara nga qeveria e Kosovës (04.14.2014)
Radio Evropa e Lirë, TRACEY ANN JACOBSON - KOSOVARËT NË SIRI PO RADHITEN ME GRUPE RADIKALE (Intervistë) (04.14.2014)
OLIVIER - GJYKATA SPECIALE ËSHTË EKSKLUZIVISHT KUNDËR UÇK-së (04.14.2014)
HUMAN RIGHTS WATCH - POLITIKANË TË RËNDËSISHËM KOSOVARË DO TË AKUZOHEN NË VERË (04.14.2014)
MAQEDONI - IVANOV DHE PENDAROVSKI NË BALOTAZH (04.14.2014)
PETER STANO - BESOJMË SE SHQIPËRIA DI TË MERRET ME SFIDAT E INTEGRIMIT (04.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]