E Enjte, 03.28.2024, 07:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LOBIMI PËR KOSOVËN - DIPLOMACI E BASHKËRENDUAR PRISHTINË-TIRANË

E Martë, 04.15.2014, 02:46pm (GMT+1)


Sikur edhe institucionet tjera në Shqipëri, edhe Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme ka në agjendën e vet çështjen e lobimit për Kosovën, në mënyrë që të ketë sa më shumë njohje të reja, tha për Radion Evropa e Lirë, Arta Dade, kryetare e këtij komisioni.
 
Zonja Dade theksoi se "njohjet e fundit që Kosova, ka marrë tregojnë se po punohet lidhur me shtimin e vendeve që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur".
 
Ajo tha se kudo ku anëtarët e këtij komisioni dhe vetë ajo kanë shkuar, kanë folur edhe për Kosovën.
 
"Lidhur me punën që bëjnë komisionet përkatëse të parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, pra komisionet për politikë të jashtme, pa dyshim që ende ka hapësira që duhet shfrytëzuar, por unë dëshiroj të garantoj dëgjuesit e radios suaj që Komisioni për Politikë të Jashtme i parlamentit të Shqipërisë, ku do ku është i pranishëm në të gjitha instancat ku ne jemi anëtar, por edhe atje ku ftohemi, asnjëherë nuk është lenë jashtë vëmendjes kërkesa për njohjes të reja", tha zonja Dade.
 
Hera e fundit, sipas Dades, kur Komisioni për Politika të Jashtme i Shqipërisë ka lobuar për Kosovën, ka qenë takimi i fundit i komisioneve për politikë të jashtme i vendeve anëtare të NATO-s.
 
"Për mua personalisht ka qenë hera e fundit në Vilnius, kur unë isha e ftuar në një mbledhje të komisioneve për politike të Jashtme të vendeve të NATO-s, dhe pikërisht atje u kanë bërë thirrje vendeve të NATO-s që janë vende të BB-së, të cilat duhet të avancojnë me njohje pa asnjë diskutim, sepse në fund të fundit kjo do t'i shërbejë konsolidimit jo vetëm shtetit të Kosovës, por edhe një rajoni më të mirë, më të stabilizuar në paqe dhe prosperitet", tha Dade.
 
Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se dy komisionet përkatëse, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, i mbajnë përgjegjëse ministritë përkatëse rreth angazhimit të tyre për vendet, në veçanti për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën.
 
"Jam i bindur se jemi duke luajtur një rol shumë pozitiv në këtë aspekt dhe natyrisht që kemi pasur ndikimin tonë. Tash sa është i matshëm ky ndikim është vështirë të thuhet. Besoj se bashkëpunimi midis dy komisioneve tona, do ta integrojë gjithnjë e më shumë përfaqësimin e Kosovës dhe Shqipërisë jashtë, në kuptimin e bërjes komplementare të ambasadave, konsullatave, në kuadër të përfaqësimit të përbashkët apo reciprok në shërbimin e jashtëm në përgjithësi", tha Kurti.
 
Ndryshe, Kurti, si kryetar i komisionit, ka thënë se pavarësisht mungesës së buxhetit që ka komisioni për të bërë diplomaci parlamentare, ai nuk ka ngecje, siç mund të pretendohet.
 
Kurti deklaroi për Radion Evropa e Lirë se më kushtet e pakta që ka komisioni, po e bën maksimumin.
 
"Mund të thuhet se diplomacia parlamentare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka qenë ndoshta shumë e mirë, por mund të thuhet se ka qenë e mirë. Dhe në takimet që kemi zhvilluar ku do në shtetet e Bashkimit Evropian, në vizita që i kemi pasur të politikanëve dhe diplomatëve ndërkombëtarë, ne me përpikmëri, me dinjitet, integritet dhe me thellësi e kemi mbrojtur qëndrimin tonë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe për nevojën e domosdoshme që ajo të avancojë, si në aspektin politik e institucional, e po ashtu edhe atë socio-ekonomik, përfshirë këtu edhe arenën ndërkombëtare", tha Kurti.
 
Sido që të jetë, analistët politikë kosovarë vlerësojnë se diplomacia kosovare duhet të jetë më aktive, pasi që sipas tyre, Kosova nuk ka arritur numrin e mjaftueshëm të njohjeve.
 
Deri tash Kosovën e kanë njohur, rreth 100 shtete.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRISHTINA ZBUT QËNDRIMET PËR GJYKATËN SPECIALE (04.15.2014)
KOSOVË - INSTITUCIONET PARALELE SERBE NUK JANË SHUAR, MADJE JANË MË AKTIVE SE KURRË (04.15.2014)
OBAMA PUTINIT: LARGOJI TRUPAT NGA UKRAINA! (04.15.2014)
BAHTIRI - PËRPARËSI, PËRMIRËSIMI I JETËS SË BANORËVE TË MITROVICËS (04.15.2014)
SHQIPËRI - PËRPLASJE PËR REFORMËN TERRITORIALEOpozita paralajmëron protesta ndaj një vendimi të njëanshëm. Kreu i PD: Duan të bëjnë vetëm një hartë elektorale. Meta: Protestat absurde (04.14.2014)
KOSOVË - MË 2 PRILL VOTOHET PËR GJYKATËN E VEÇANTËNjë letërkëmbim ndërmjet Prishtinës dhe BE-së do të hapë rrugën që parlamenti të votojë atë në një pako ligjesh të hartuara nga qeveria e Kosovës (04.14.2014)
Radio Evropa e Lirë, TRACEY ANN JACOBSON - KOSOVARËT NË SIRI PO RADHITEN ME GRUPE RADIKALE (Intervistë) (04.14.2014)
OLIVIER - GJYKATA SPECIALE ËSHTË EKSKLUZIVISHT KUNDËR UÇK-së (04.14.2014)
HUMAN RIGHTS WATCH - POLITIKANË TË RËNDËSISHËM KOSOVARË DO TË AKUZOHEN NË VERË (04.14.2014)
MAQEDONI - IVANOV DHE PENDAROVSKI NË BALOTAZH (04.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]