E Shtunë, 04.20.2024, 07:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA PRITET TË FILLOJË IMPORTIMIN E ENERGJISË

E Martë, 04.15.2014, 04:23pm (GMT+1)


Qeveria shqiptare po merr masa për të importuar energji elektrike me vlerë deri në 90 milionë euro si pasojë e thatësirës që ka shkaktuar humbjen e prodhimit vendas.

Gjatë një viti me shira të paktë, uji në hidrocentralet e vendit është pakësuar deri në 40 për qind. Shqipëria mbështetet thuajse tërësisht te hidrocentralet për prodhimin e energjisë.

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha në një konferencë të kohëve të fundit se qeveria është e gatshme të marrë masa për t'u përballur me një skenar pesimist nëse thatësira vazhdon.

"Ne duhet t'i përqendrojmë politikat tona në sigurimin e energjisë me një çmim të pranueshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme që të hapim dritaren e zhvillimit për më vonë," tha zoti Gjiknuri.

Ai tha se Shqipëria do të përpiqet të menaxhojë më mirë liqenet e tre hidrocentraleve të saj në lumin Drin, duke shkëmbyer energji elektrike me Kosovën dhe duke importuar.

"Me parashikimet e tanishme, importet tona të energjisë nga KESH-i, furnizuesi ynë me shumicë, do të shkojnë në 80-90 milionë euro," i tha zoti Gjiknuri televizionit Reuters.

Ai tha se ndryshimet klimatike në vjeshtë mund ta pakësojnë nevojën.

Duke e përshkruar vjedhjen e energjisë elektrike si një dukuri të ngulitur  në Shqipëri, që rrënon shëndetin financiar të vendit, zoti Gjiknuri tha se qeveria po lufton me vendosmëri kundër humbjeve.
 
"Unë mendoj se çdo muaj kemi një pakësim të humbjeve. Po të bëjmë një krahasim, në tetor humbjet kanë qenë rreth 52-53 për qind, ndërsa tani që po flasim janë rreth 42 për qind", tha ministri.
 
Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në muajin shkurt i akordoi Shqipërisë një hua prej rreth 460 milion dollarësh për nevojat e saj të jashtme të financimit, e ka këshilluar qeverinë të fillojë reformën në energji për të shmangur rreziqet në fushën e likuiditetit dhe të qëndrueshmërisë afatgjatë.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LOBIMI PËR KOSOVËN - DIPLOMACI E BASHKËRENDUAR PRISHTINË-TIRANË (04.15.2014)
PRISHTINA ZBUT QËNDRIMET PËR GJYKATËN SPECIALE (04.15.2014)
KOSOVË - INSTITUCIONET PARALELE SERBE NUK JANË SHUAR, MADJE JANË MË AKTIVE SE KURRË (04.15.2014)
OBAMA PUTINIT: LARGOJI TRUPAT NGA UKRAINA! (04.15.2014)
BAHTIRI - PËRPARËSI, PËRMIRËSIMI I JETËS SË BANORËVE TË MITROVICËS (04.15.2014)
SHQIPËRI - PËRPLASJE PËR REFORMËN TERRITORIALEOpozita paralajmëron protesta ndaj një vendimi të njëanshëm. Kreu i PD: Duan të bëjnë vetëm një hartë elektorale. Meta: Protestat absurde (04.14.2014)
KOSOVË - MË 2 PRILL VOTOHET PËR GJYKATËN E VEÇANTËNjë letërkëmbim ndërmjet Prishtinës dhe BE-së do të hapë rrugën që parlamenti të votojë atë në një pako ligjesh të hartuara nga qeveria e Kosovës (04.14.2014)
Radio Evropa e Lirë, TRACEY ANN JACOBSON - KOSOVARËT NË SIRI PO RADHITEN ME GRUPE RADIKALE (Intervistë) (04.14.2014)
OLIVIER - GJYKATA SPECIALE ËSHTË EKSKLUZIVISHT KUNDËR UÇK-së (04.14.2014)
HUMAN RIGHTS WATCH - POLITIKANË TË RËNDËSISHËM KOSOVARË DO TË AKUZOHEN NË VERË (04.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]