E Shtunë, 04.20.2024, 04:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DISKUTIME TË NGJESHURA PËR GJYKATËN SPECIALE NË KOSOVË
Gjatë ditëve të ardhshme pritet një raund i ri diskutimesh ndërmjet diplomatëve perëndimorë dhe institucioneve në Prishtinë për përmbylljen e procesit

E Martë, 04.15.2014, 09:54pm (GMT+1)



Diplomatë perëndimorë në Prishtinë pritet të shtojnë përpjekjet, në dy ditët e ardhshme, për të arritur pajtueshmëri me udhëheqësit e institucioneve dhe të partive politike, për përfundimin e procesit të krijimit të gjykatës së posaçme dhe vazhdimin e mandatit të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit. "‹"‹
Tashmë po pritet përgjigja që duhet t'i kthejë letrës ftesë së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Shkëmbimi i letrave do të hap rrugën për një votim në parlament për çështjen e Gjykatës, që ka ngjallur reagime të shumta të subjekteve politike në vend.

Letra e Catherine Ashton, do t'i mundësojë qeverisë së Kosovës, që së bashku me një pako ligjesh që e përcaktojnë mandatin e EULEX-it në Kosovë, ta dërgojë atë në Parlament, për t'u votuar në një seancë të jashtëzakonshme me shumë gjasa më 22 Prill.

Gjykata e posaçme dhe vazhdimi i mandatit të EULEX-it, ishte pjesë e bisedimeve të qeverisë së Kosovës, përgjatë disa muajve me Bashkimin Evropian, që, siç thonë zyrtare ndërkombëtarë, do të ndihmojë në vendosjen e sundimit të ligjit dhe do të trajtojë pretendimet e ngritura në raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, për përfshirjen e ish drejtuesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në krime lufte.  

Qeveria e Kosovës, e cila i ka negociuar hollësitë e krijimit të gjykatës dhe të mandatit të EULEX-it, thotë se ka arritur që të përkufizojë mandatin e misionit të BE-së, deri në qershor të vitit 2016, kur të gjitha përgjegjësitë për sundimin e ligjit do të kalojnë tek institucionet e vendit.

Kryesia e Parlamentit të Kosovë ka lënë të hapur mundësinë që çështja të hidhet për miratim kurdo që deputetëve u dorëzohen materialet e punës, varësisht nga procesi i këmbimit të letrave ndërmjet presidentes Jahjaga dhe zonjës Ashton, duke mos përjashtuar mundësinë që kjo të ndodhë edhe ne seancën e rregullt të së enjtes.

Ndonëse, nuk shihet me sy të mirë nga asnjë forcë politike në Kosovë, miratimi i gjykatës së posaçme pritet të ndodhë në Parlamentin e Kosovës, për të shmangur atë që është cilësuar si veprim më i dëmshëm për Kosovën, themelimin e gjykatës nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Votimi në parlamentin e Kosovës i ligjeve të dorëzuara nga qeveria për mandatin e EULEX-it dhe krijimin e gjykatës së posaçme, do të shënojë, sipas të gjitha gjasave edhe fundin e mandatit të këtij parlamenti.

Përfaqësues politikë thonë se pas këtij votimi, parlamenti mund të vendosë menjëherë për shpërndarjen e tij, duke i hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare, me gjasë në fund të muajit maj ose që në fillim të qershorit. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VERIU I KOSOVËS - ARRESTOHET NJË SERB PËR KRIME KUNDËR SHQIPTARËVE (04.15.2014)
Radio Evropa e Lirë - NDËRPRERJA E GAZIT RUS, ARSYE PËR SHQETËSIME NË SERBI (04.15.2014)
SHQIPËRIA PRITET TË FILLOJË IMPORTIMIN E ENERGJISË (04.15.2014)
LOBIMI PËR KOSOVËN - DIPLOMACI E BASHKËRENDUAR PRISHTINË-TIRANË (04.15.2014)
PRISHTINA ZBUT QËNDRIMET PËR GJYKATËN SPECIALE (04.15.2014)
KOSOVË - INSTITUCIONET PARALELE SERBE NUK JANË SHUAR, MADJE JANË MË AKTIVE SE KURRË (04.15.2014)
OBAMA PUTINIT: LARGOJI TRUPAT NGA UKRAINA! (04.15.2014)
BAHTIRI - PËRPARËSI, PËRMIRËSIMI I JETËS SË BANORËVE TË MITROVICËS (04.15.2014)
SHQIPËRI - PËRPLASJE PËR REFORMËN TERRITORIALEOpozita paralajmëron protesta ndaj një vendimi të njëanshëm. Kreu i PD: Duan të bëjnë vetëm një hartë elektorale. Meta: Protestat absurde (04.14.2014)
KOSOVË - MË 2 PRILL VOTOHET PËR GJYKATËN E VEÇANTËNjë letërkëmbim ndërmjet Prishtinës dhe BE-së do të hapë rrugën që parlamenti të votojë atë në një pako ligjesh të hartuara nga qeveria e Kosovës (04.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]