E Enjte, 04.25.2024, 12:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHBA MBËSHTET OPERACIONET E UKRAINËS KUNDËR SEPARATISTËVE

E Mërkurë, 04.16.2014, 07:38am (GMT+1)


Administrata e Presidentit Obama ka sugjeruar se operacionet e Ukrainës kundër separatistëve pro rusë janë të justifikuara, por se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke konsideruar dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Pa shprehur hapur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për vendimin e qeverisë ukrainase për të dërguar tanke dhe trupa, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë zotimin e Ukrainës se ajo do të veprojë me përgjegjësi dhe gradualisht kundër separatistëve të cilët kanë pushtuar ndërtesat qeveritare dhe objekte të tjera.

"Qeveria ukrainase ka një përgjegjësi për të siguruar rendin dhe ligjin, dhe këto provokime në Ukrainës lindore janë duke krijuar një situatë në të cilën qeveria është e detyruar të përgjigjet".

Qeveria e Ukrainës tha se ka dërguar forcat anti - terroriste për të rimarrë ndërtesat qeveritare që ditët e fundit janë pushtuar nga milicitë e armatosura pro - ruse.

Zëdhënësi Carney përsëriti paralajmërimet amerikane ndaj Rusisë për tërheqjen e trupave të saj nga kufiri i saj me Ukrainën dhe të angazhohet në dialog me qeverinë e Ukrainës.

Ai e quajti situatën të rrezikshme dhe të paqëndrueshme, dhe përgëzoi Ukrainën për siç tha ai një përgjigje të "kujdesshme".

Zyrtari amerikan tha se Presidenti Obama po konsideron zgjerimin e sanksioneve, veçanërisht nëse Rusia vendos të dërgojë trupa në Ukrainë.

Zëdhënësi Carney tha se administrata e Shteteve të Bashkuara në këtë kohë nuk po konsideron dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Ai tha se fokusi mbetet në përpjekjet diplomatike për të ndalur Rusinë nga mbështetja për lëvizjet separatiste në Ukrainë.

Përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë nesër në Gjenevë, ku zyrtarët amerikanë, rusë, ukrainas dhe ata të Bashkimit Evropian do të takohen për të diskutuar mbi mënyrat për uljen e tensioneve. Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar intensifikimin e sanksioneve nëse në këtë takim nuk arrihet një marrëveshje me Rusinë. Zëvendëspresidenti Joe Biden niset për në Kiev javën e ardhshme për të siguruar mbështetjen amerikane për qeverinë e Ukrainës. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROKURORIA NUK KA MARRË ENDE VENDIM PËR HETIME MBI USHTRINËKomisioni parlamentar i sigurisë rrëzoi kërkesën për të raportuar ministrja e mbrojtjes Kodheli mbi akuzat e opozitës se struktura të ushtrisë janë marrë me trafik narkotik (04.15.2014)
DISKUTIME TË NGJESHURA PËR GJYKATËN SPECIALE NË KOSOVËGjatë ditëve të ardhshme pritet një raund i ri diskutimesh ndërmjet diplomatëve perëndimorë dhe institucioneve në Prishtinë për përmbylljen e procesit (04.15.2014)
VERIU I KOSOVËS - ARRESTOHET NJË SERB PËR KRIME KUNDËR SHQIPTARËVE (04.15.2014)
Radio Evropa e Lirë - NDËRPRERJA E GAZIT RUS, ARSYE PËR SHQETËSIME NË SERBI (04.15.2014)
SHQIPËRIA PRITET TË FILLOJË IMPORTIMIN E ENERGJISË (04.15.2014)
LOBIMI PËR KOSOVËN - DIPLOMACI E BASHKËRENDUAR PRISHTINË-TIRANË (04.15.2014)
PRISHTINA ZBUT QËNDRIMET PËR GJYKATËN SPECIALE (04.15.2014)
KOSOVË - INSTITUCIONET PARALELE SERBE NUK JANË SHUAR, MADJE JANË MË AKTIVE SE KURRË (04.15.2014)
OBAMA PUTINIT: LARGOJI TRUPAT NGA UKRAINA! (04.15.2014)
BAHTIRI - PËRPARËSI, PËRMIRËSIMI I JETËS SË BANORËVE TË MITROVICËS (04.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]