VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MEDIAT KOSOVARE - THAÇI VONOHET, RAMA PRET NË BORË E SHI 20 MINUTA

E Mërkurë, 04.16.2014, 11:13am (GMT1)


PRISHTINË Sipas mediave në Kosovë, vonesat e zakonshme të kryeministrit Hashim Thaçi nuk e kanë kursyer as shefin e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Kryeministri shqiptar, sipas gazetares së "Zërit" që ndodhet në pikën kufitare të Morinit, e ka pritur kryeministrin kosovar për 20 minuta, ndërsa binte vazhdimisht shi e borë.

Vonesa e shefit të qeverisë së Kosovës, siç duket ishte arsyeja pse as Garda e Republikës së Shqipërisë, e cila sipas axhendës ishte parashikuar të kryente nderimet në pikën kufitare të Morinit, nuk doli fare.

As takimi me Drejtorin e Doganës së Shqipërisë nuk u realizua, pasi të dy delegacionet qeveritare janë nisur menjëherë për në Pallatin e Kulturës së Kukësit, ku zhvillohet aktiviteti kryesor.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.