E Premte, 04.19.2024, 02:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRISHTINA DHE TIRANA ZOTOHEN PËR TË NDJEKUR RRUGËN E PAQES
Mbledhja e sotme e qeverive të të dyja vendeve, solli në Kukës edhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës

E Mërkurë, 04.16.2014, 03:22pm (GMT+1)


Pesëmbëdhjetë vjet më parë shqiptarët ishin bashkuar rreth dramës së eksodit të qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës, të cilët u ndoqën nga shtëpitë e tyre, kurse mbi gjysma e këtyre refugjatëve u ndalën në Kukës të Shqipërisë.
 
Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, kishin zgjedhur Kukësin për të kujtuar bashkërisht në po këtë ditë dëbimin e shqiptarëve nga vatrat e tyre.
 
Armand Mero, një gazetar i Zërit të Amerikës, rrëfeu para një publiku të hapur që ishte mbledhur në Kukës për të kujtuar Eksodin e vitit 1999, se çfarë mban në kujtim nga ajo kohë.
 
"Lumi i pandërprerë i dëshpërimit njerëzor bashkoi për ditë të tëra, kufirin e Morinit me Kukësin. Gra që mbathur kishin vetëm pantoflat e shtëpisë, fëmijët e traumatizuar me sy të fryrë nga të qarat. Të moshuar të hipur mbi karroca që zvarriteshin, ishin pamjet e zakonshme të atyre ditëve", thotë ai.
 
"Jam ndalur me dhjetëra, e dhjetëra prej tyre [refugjatëve]. Shumica me fytyra të ngrira nga dhimbja, si ajo e një nëne të re të cilën nuk mund ta harroj, ndërsa e rraskapitur nga lodhja e ecjes së gjatë, nën kërcënimin e vazhdueshëm të ushtarëve serb, në dorë mbante shtrënguar një çantë sporti, ku kishte foshnjën e cila kishte dhënë shpirt rrugës", kujton Mero.
 
Mbi 500 mijë shqiptarë të Kosovës kanë kaluar kufirin e Morinës pasi ishin dëbuar nga forcat serbe të sigurisë, vlerëson kryetari i bashkisë së Kukësit Hasan Halilaj.
 
Afro 60% e tyre, siç pohoi Halilaj ishin strehuar në këtë qytet.
 
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se shqiptarët nuk nxisin urrejtje edhe pse vuajtën nga Serbia dhe aparati i saj shtetëror.
 
"Duke kujtuar dëbimin masiv dhe krimet e tjera të rënda të bëra ndaj popullit tonë, ne nuk duam të kultivojmë urrejtjen, por t'ia bëjmë të qartë të gjithëve të vërtetën historike. Prandaj në këtë ditë, ne ritheksojmë qartë, fort dhe me bindje të plotë, se populli ynë ka qenë në rrugën e duhur dhe të drejtë. Se lufta jonë ishte e drejtë, çlirimtare, e ndershme dhe legjitime, dhe askush nuk mund ta njollos", tha ai.
 
Për ta forcuar edhe më tej këtë qëndrim, kryeministri shqiptar Edi Rama, vlerësoi se 15 vjet më vonë nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, ky komb, siç thotë ai po dëshmon se nuk mendon që përmes luftës dhe konfliktit ta çojë agjendën e vetë para.
 
Ai mori si shembull, takimin e dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, të cilët tejkaluan dallimet dhe të kaluarën, për të çuar dy vendet e tyre më pranë familjes evropiane.
 
"Jam i bindur se kjo qasje e jona, për t'u ulur me një tryezë dialogu me armiqtë e deridjeshëm, dhe për të hapur rrugën e paqes me ata të cilët deri dje, ishin sundimtar brutal në tokën e shqiptarëve. Sepse pa atë hap të jashtëzakonshëm përpara, sot ne nuk do të kishim forcën për t'u bërë të gjithë së bashku avokat të një Ballkani të ri, të një rajoni të ri, të një bashkëjetese të re. Një bashkëjetesë që ndihem posaçërisht mirë, që qeveria jonë dhe qeveria e Kosovës, po e mishërojnë si një ecje të përbashkët të ecjes përpara", theksoi Rama.
 
Më 11 janar të këtij viti, dy qeveritë, të Shqipërisë dhe Kosovës, u mblodhën për të hapur një fazë të re bashkëpunimi mes tyre.
 
Mbledhja e sotme e qeverive të të dyja vendeve, solli në Kukës edhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të cilët kërkuan më shumë kujdes dhe vëmendje nga Prishtina e Tirana për zgjidhjen e problemeve të tyre në vendet amë. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ATHINË - EMIGRANTËT SHQIPTARË PROTESTË PËR TOPONIMET PARA PARLAMENTIT (04.16.2014)
MEDIAT KOSOVARE - THAÇI VONOHET, RAMA PRET NË BORË E SHI 20 MINUTA (04.16.2014)
RRAHJE NË SHKUP - MAQEDONASIT FUTEN NË OBORRIN E SHQIPTARIT (04.16.2014)
DIBRA, PUKA DHE KORÇA MBULOHEN NGA BORAEdhe pse jemi në stinën e pranverës, disa zona në veri dhe në jug të vendit janë mbuluar nga bora dhe temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme (04.16.2014)
KUKËS - SOT 15 VJETORI I PËRZËNIES SË DHUNSHME TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS (04.16.2014)
SHBA MBËSHTET OPERACIONET E UKRAINËS KUNDËR SEPARATISTËVE (04.16.2014)
PROKURORIA NUK KA MARRË ENDE VENDIM PËR HETIME MBI USHTRINËKomisioni parlamentar i sigurisë rrëzoi kërkesën për të raportuar ministrja e mbrojtjes Kodheli mbi akuzat e opozitës se struktura të ushtrisë janë marrë me trafik narkotik (04.15.2014)
DISKUTIME TË NGJESHURA PËR GJYKATËN SPECIALE NË KOSOVËGjatë ditëve të ardhshme pritet një raund i ri diskutimesh ndërmjet diplomatëve perëndimorë dhe institucioneve në Prishtinë për përmbylljen e procesit (04.15.2014)
VERIU I KOSOVËS - ARRESTOHET NJË SERB PËR KRIME KUNDËR SHQIPTARËVE (04.15.2014)
Radio Evropa e Lirë - NDËRPRERJA E GAZIT RUS, ARSYE PËR SHQETËSIME NË SERBI (04.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]