VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZHBOGAR - GJYKATA SPECIALE DO TA PASTROJË KOSOVËN NGA REJA E ZEZË E MARTIT

E Enjte, 04.17.2014, 09:52am (GMT1)



Prishtinë, 17 prill 2014 - Se krijimi i Gjykatës së Veçantë në Kosovë për krimet e luftës, nuk do ta prishë imazhin e Kosovës e ka përsëritur mbrëmë edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ai thotë se raporti i Dik Martit ishte një re e zezë mbi Kosovën dhe se ende po qëndron aty. Zhbogar ka thënë gjatë emisionit "Zona B" në Klan Kosova se imazhi i Kosovës do të pastrohej me Gjykatën e Veçantë.

Sipas tij, historia nuk mund të ndryshohet dhe Gjykata nuk është për Kosovën ose UÇK-në, por ka të bëjë vetëm me çështjet e ngritura në raportin e Martit.

Shefi i BE-së mendon se deputetët e Kuvendit të Kosovës kur të votojnë lidhur me çështjen e Gjykatës në Kuvend do të mendojnë lidhur me të ardhmen e Kosovës.
Me themelimin e Gjykatës, Kuvendi do të dëshmonte se Kosova është e gatshme që të ecën përpara.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.