VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MINISTRIA E MBROJTJES NIS HELIKOPTERIN PËR 13 PERSONA TË BLLOKUAR NGA BORA NË TROPOJË

E Enjte, 04.17.2014, 01:59pm (GMT1)


Debore ne Tropoje

Debore ne Tropoje

Tiranë, 17 Prill /ATSH- Ministria e Mbrojtjes ka nisur sot një helikopter Cougar, kërkim-shpëtimi, drejt qytetit të Bajram Currit për të ndihmuar zonat e thella të Tropojës për shkak të dëborës së madhe.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë lëvizjen, pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të emergjencave civile për të çuar ndihma në zonën e Bjeshkëve të lumit të Gashit, në komunën Tropojë e Vjetër.

Sipas informacioneve më të fundit në këtë zonë janë të bllokuar si rezultat i motit të keq 13 persona dhe 120 krerë bagëti.

Trashësia e deborës në këtë zonë shkon deri në 1 metër.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.