E Enjte, 04.25.2024, 11:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
AMBASADORI ARVIZU - KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, SFIDA MË E VËSHTIRË
Komente të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, mbi gjendjen e korrupsionit dhe informalitetit

E Enjte, 04.17.2014, 08:06pm (GMT+1)



Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, u bëri sot thirrje zyrtarëve dhe shoqërisë shqiptare, që të ndryshojnë sa më parë gjendjen e korrupsionit. Ai tha se aktualisht, sfida më e vështirë në Shqipëri është lufta ndaj korrupsionit dhe informalitetit. "Korrupsioni po dëmton ekonominë, po minon shtetin ligjor, po cënon demokracinë, dhe është vjedhje që u bëhet qytetarëve punëtorë të Shqipërisë" - tha ambasadori Arvizu. Ai i bëri këto komente në një takim me nxënës të shkollave, ku ishin të pranishëm prokurori i përgjithshëm dhe ministrja e arsimit.

"Korrupsioni po shkatërron drejtësinë, rrit kostot dhe sjell shpërndarje të padrejtë të fitimeve, shkurajon investimet e huaja, u ndërron drejtimin parave publike, shkatërron besimin tek qeveria, sfidon demokracinë, vendos persona tërësisht të pakualifikuar në pozita pushteti, dhe pasuron të pandershmit në kurriz të të ndershmëve dhe personave me integritet" - tha ambasadori amerikan. Sipas tij, rruga kryesore për ta luftuar është forcimi ligjit, i gjykatave dhe prokurorëve.

Sipas tij, hallka më e dobët në përpjekjet e sistemit të drejtësisë për të luftuar korrupsionin janë vetë gjykatat dhe gjykatësit e korruptuar. "Jo të gjithë janë të tillë, po nëpër gjykata një pjesë e gjyqtarëve janë të korruptuar dhe ata janë hallka më e dobët në luftën kundër korrupsionit" - tha ai. Shqiptarët janë shumë bujarë dhe gjithmonë janë gati të gostitin, theksoi ambasadori amerikan, por duhet një kufi midis bujarisë njerëzore dhe veprimeve zyrtare, që lidhen me shkresat, me faturat, me biznesin dhe me ligjin; është një gjë të paguash një kafe dhe krejt tjetër të mos paguash energjinë elektrike, sepse ke votuar për këtë apo atë parti.

"Kjo nuk është koha e Ali Pashës, kur njerëzit mund të bënin shkëmbime të tilla mallrash dhe favoresh. Shqipëria dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian dhe të gjithë qytetarët duhet të mendojnë sipas koncepteve të epokës moderne" - tha ambasadori Arvizu. Ai citoi me këtë rast një shprehje të ish-sekretarit të shtetit Xhejms Bejkër, sipas të cilit, në politikë, mos u zemëro, barazohu. "Kur bëhet fjalë për korrupsionin duhet thënë në këtë mënyrë: zemërohu dhe bëj diçka kundër tij" - tha ambasadori amerikan.

Një rrugë tjetër është rritja e transparencës nga administrata, në mënyrë që korrupsioni të shkurajohet. "Nxitim qeverinë të shtojë këto masa, që forcojnë goditjen e korrupsionit, - tha ai. - Nuk është thjesht një rryshfet në administratë, por është një mënyrë që zgjeron informalitetin në ekonomi dhe biznese. Kjo duhet t'i shqetësojë të gjithë". Ambasadori Arvizu tha se kur dikush i jep rryshfet një zyrtari, pas kësaj nuk ka më llogaridhënie dhe shkelet ligji, ndaj kjo duhet të ndryshojë. "Nuk ka të bëjë vetëm me politikanët, me gjyqtarët apo me policët në rrugë. Jeni ju shqiptarët që dëmtoheni nga kjo dhe ju duhet ta ndryshoni këtë gjendje" - theksoi ai.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MINISTRIA E MBROJTJES NIS HELIKOPTERIN PËR 13 PERSONA TË BLLOKUAR NGA BORA NË TROPOJË (04.17.2014)
ZHBOGAR - GJYKATA SPECIALE DO TA PASTROJË KOSOVËN NGA REJA E ZEZË E MARTIT (04.17.2014)
KËRCËNOHET NGA MAQEDONASIT - NJË FAMILJE SHQIPTARE KËRKON TË STREHOHET NË SHQIPËRI (04.17.2014)
KOSOVA NUK ËSHTË E PËRGATITUR T'I MBAJË ZGJEDHJET NË QERSHOR (04.17.2014)
Zëri i Amerikës, DEMAÇI - GJYKATA E POSAÇME NUK ËSHTË NË TË MIRË TË ASKUJTVeprimtari i njohur Adem Demaçi thotë se një gjykatë e posaçme për krime lufte në Kosovë është e dëmshme edhe për aleatët e saj (04.17.2014)
Maqedoni: Legjitimiteti i presidentitSHQIPTARËT NUK DO TË VOTOJNË PËR IVANOVIN AS PËR PENDAROVSKIN (04.16.2014)
PRISHTINA DHE TIRANA ZOTOHEN PËR TË NDJEKUR RRUGËN E PAQESMbledhja e sotme e qeverive të të dyja vendeve, solli në Kukës edhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës (04.16.2014)
ATHINË - EMIGRANTËT SHQIPTARË PROTESTË PËR TOPONIMET PARA PARLAMENTIT (04.16.2014)
MEDIAT KOSOVARE - THAÇI VONOHET, RAMA PRET NË BORË E SHI 20 MINUTA (04.16.2014)
RRAHJE NË SHKUP - MAQEDONASIT FUTEN NË OBORRIN E SHQIPTARIT (04.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]