VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KORRUPSIONI SHQETËSIM KRYESOR PËR INVESTIMET E HUAJA NË KOSOVË

E Enjte, 04.17.2014, 08:26pm (GMT1)


Zyrtarë të Agjencisë për Nxitjen e Investimeve në Kosovë, thonë se gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të investimeve të huaja në vend. Ata thonë se gjatë vitit 2013 investimet e huaja të drejtpërdrejta ishin rreth 250 milion euro, duke shënuar një rritje krahasuar me një vit më parë.
  "‹"‹
 
Në një raport ndërkaq të publikuar në Prishtinë nga Korporata Financiare Ndërkombëtare lidhur me perceptimin e investitorëve për mjedisin e të bërit biznes, thuhet se megjithëse janë bërë përmirësime, shqetësim ende mbeten korrupsioni i lartë dhe imazhi i Kosovës.
 
Në raport po ashtu thuhet se sundimi i ligjit, qëndrueshmëria ekonomike dhe politike janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë te investitorët e huaj.
 
Autoritetet thanë se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të përmirësojnë mjedisin e të bërit biznes dhe në rritjen e investimeve të huaja. Ndërsa, përfaqësues të bizneseve thekson nevojën në zgjidhjen e cështjeve që ka të bëjë me sundimin e ligjit.
 
Në raportin e fundit të Bankës Botërore, "Të bërit biznes", thuhet se Kosova ka bërë përparime në reformimin e mjedisit të të bërit biznes, duke  e radhitur në vendin e 86-të, një hap përpara kjo në krahasim me vendin e 96-të sa ishte një vit më herët.
 
Ekspert të ekonomisë thonë ndërkaq se me gjithë këtë arritje, kjo nuk po ndikon në përmirësimin e gjendjes reale në vend. za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.