E Enjte, 03.28.2024, 07:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SERBËT NË VERI TË KOSOVËS - AS EULEX-i, AS KFOR-i NUK KANË PUNË KËTU

E Enjte, 04.17.2014, 08:42pm (GMT+1)


"As EULEX-i, dhe as KFOR-i, s'kanë ç'të bëjnë këtu. Unë i konsideroj ata si okupatorë, dhe do të isha i lumtur ta shoh ushtrinë tonë dhe policët tanë në veri të Kosovës", është vlerësimi që ka Jovan Popoviq, një student në Universitetin paralel të Prishtinës në Mitrovicë.
 
Nuk është vetëm ai që ka qëndrim të tillë rreth pranisë ndërkombëtare në veri të Kosovës, një ditë pasi liderët institucional të serbëve matanë Ibrit, vendosën t'i ndërpresin lidhjet me misionin evropian, dhe ta shpallin të padëshirueshëm.
 
"Unë përkrah pa rezervë çdo vendim që është kundër trupave të huaja në Kosovë, dhe të cilat na mbajnë nën okupim. Unë jam përgjithësisht kundër asaj që të huajt të jenë të pranishëm në territorin e Kosovës. Sepse ata janë okupatorët tanë, të cilët na kanë sjell shumë ligësi", thotë Nebojsha Milliqeviq, një pensionist që jeton në Mitrovicën e Veriut.
 
Kryetarët e komunave Zubin Potok, Lleposaviq, Mitrovica e Veriut dhe Zveçan, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët shtypi, ku njoftojnë serbët në veri, se i kanë dhënë ultimatum misionit të EULEX-it "që të ndal arrestimet përderisa të mos krijohen kushtet për sundimin e ligjit, përkatësisht derisa të mos kryhet integrimi i gjykatësve serbë".
 
Vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit, dhe shpalljes së EULEX-it si të padëshirueshëm, e kanë nënshkruar edhe kryetarët e këtyre kuvendeve komunale në veri.
 
Nemanja Jakshiq, kryetar i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kjo qasje e veriut është rezultat i, siç vlerëson ai, injorimit që po ua bënë EULEX-i.
 
"I kemi shpallur si të padëshirueshëm. Të tillë siç janë dhe po sillen, janë të padëshirueshëm. Populli thjesht nuk dëshiron t'i shoh në veri të Kosovës. Nuk e dëshiron pjesëmarrjen e tyre, dhe punën e tyre, në veri të Kosovës. Nuk e dimë se sa do të zgjas kjo punë, por varet prej EULEX-it, sjelljes dhe punëve të tyre", thotë ai.
 
Ndërkaq, Misioni ka thënë se i ka parasysh deklaratat e bëra dje nga kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga pjesa veriore e Kosovës.
 
"Misioni nuk pajtohet me qëndrimin e tyre se arrestimi i një të dyshuari me urdhër të prokurorit është rrëmbim, veçanërisht kur i dyshuari është bashkëpunues ashtu që janë nevojitur vetëm 3 policë për kryerjen e arrestimit të tij duke mos pasur nevojë që t'ia vendosin prangat fare. Siç e kemi sqaruar më përpara, në fushën e sundimit të ligjit, askush përveç zyrtarëve për zbatim ligji të caktuar ligjërisht, apo prokurorët ose gjykatësit, nuk mund të pretendojë ta ketë të drejtën e autorizimit ose jo të zbatimit të drejtësisë", thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
 
Megjithatë, Misioni thotë se "mirëpret çdo qasje konstruktive ndaj zbatimit të sundimit të ligjit në pjesën veriore të Kosovës dhe për sigurinë e përditshme të popullatës, duke hsprehur gatishmëri që, bashkë me Policinë e Kosovës, të kontribuojnë për zbatimin e sigurisë në fushat, të cilat kryetarët e komunave do t'i përcaktojnë si më themeloret në mënyrë legjitime.

Ndërsa, Jakshiq dhe të gjithë liderët e tjerë të sapozgjedhur në katër komunat veriore, ankohen rreth arrestimeve të fundit të serbëve në zonat e tyre të përgjegjësisë.
 
Madje, ai shpjegon se operacionet policore të EULEX-it në veri, po shkelin mbi autoritetin që gëzojnë përmes ligjit.
 
Edhe nuk shpjegon se si do të zbatohet kjo padëgjueshmëri, Jakshiq këmbëngul se serbët e veriut kanë vepruar drejt.
 
"Këto veprime të njëanshme, të ndërpriten. Të mos anashkalohet zinxhiri komandues [policor] nga veriu. Këtu e kam fjalën zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, ku disa gjëra të cilat po ndodhin në zonën e tyre të përgjegjësisë, e kuptojnë nga mediet ose e dëgjojnë nga qytetarët", thotë Jakshiq.

"Edhe kryetarët e komunave, sipas të gjitha ligjeve dhe statuseve, ata duhet të jenë të parët të informuar për ckado që bëhet në qytetin e tyre, në komunën e tyre. E jo siç po veprojnë tani ata [EULEX-i]. Që i bie se po e bëjnë punën, e mandej thonë ejani të flasim", shton ai.
 
Se raportet mes serbëve dhe evropianëve në veri nuk janë të mira, e thotë edhe kryetarja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut Ksenija Bozhoviq.
 
Sipas saj, mbledhjet e përbashkëta me EULEX-it, për serbët janë bërë të pakuptueshme, meqë nuk po prodhojnë rezultatin e kërkuar.
 
Madje sipas zonjës Bozhoviq, për këtë qasje, edhe i është tërhequr vërejtja EULEX-it, pasi tensionet janë shtuar pas arrestimeve të fundit.
 
"Ne kishim një mbledhje, lidhur me ndërhyrjen e trupave të EULEX-it, në fshatin Zupçe lartë në shtëpinë e familjes Radiq. Kërkojmë me ngulm prej tyre, që gjatë aksioneve të tyre, të mos ketë aq shumë makina, njerëz, dhe as që ka nevojë për veprime të tilla. Sepse edhe ashtu qytetarët ndihen të brengosur. Dhe ditëve vijuese, ka pasur shumë tensione në veri të Mitrovicës, dhe i kemi lutur që për këtë arsye të bëjnë më shumë kujdes. Nuk kanë kaluar shumë ditë dhe i kemi paralajmëruar lidhur me veprimet e tyre", shpjegon ajo.
 
Kryetarja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut thotë se kjo formë e bashkëpunimit me misionin evropian, nuk çon askush, pasi serbët vlerësojnë se vendimet e tyre nuk po respektohen.
 
"Ne po jemi të vetëdijshëm se [EULEX-i] nuk po i respekton vendimet tona, dhe nuk po na përgjigjen për çështje adekuate që kemi ngritur. Kemi rënë në përfundim, se nën situata të tilla, nuk mund të ketë kurrfarë bashkëpunimi", vlerëson ajo.
 
Sa a është kjo forma e duhur për t'iu qasur tensioneve të ngritura në veri, për këtë dyshon një qytetare në veri.
 
"Njerëzit janë të revoltuar [rebeluar], dhe duhet të tregojnë disi të tregojnë këtë neveri. E tani, a është kjo forma më e mirë, apo a kanë mundur të gjejnë zgjidhje më të mirë, këtë nuk e di", vlerëson Ljubica Stefanoviq. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEPUTETËT E KOSOVËS REAGOJNË - NË DISA DOKUMENTE OSBE KA PËRFSHIRË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS SI PJESË TË SERBISË (04.17.2014)
KORRUPSIONI SHQETËSIM KRYESOR PËR INVESTIMET E HUAJA NË KOSOVË (04.17.2014)
AMBASADORI ARVIZU - KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, SFIDA MË E VËSHTIRËKomente të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, mbi gjendjen e korrupsionit dhe informalitetit (04.17.2014)
MINISTRIA E MBROJTJES NIS HELIKOPTERIN PËR 13 PERSONA TË BLLOKUAR NGA BORA NË TROPOJË (04.17.2014)
ZHBOGAR - GJYKATA SPECIALE DO TA PASTROJË KOSOVËN NGA REJA E ZEZË E MARTIT (04.17.2014)
KËRCËNOHET NGA MAQEDONASIT - NJË FAMILJE SHQIPTARE KËRKON TË STREHOHET NË SHQIPËRI (04.17.2014)
KOSOVA NUK ËSHTË E PËRGATITUR T'I MBAJË ZGJEDHJET NË QERSHOR (04.17.2014)
Zëri i Amerikës, DEMAÇI - GJYKATA E POSAÇME NUK ËSHTË NË TË MIRË TË ASKUJTVeprimtari i njohur Adem Demaçi thotë se një gjykatë e posaçme për krime lufte në Kosovë është e dëmshme edhe për aleatët e saj (04.17.2014)
Maqedoni: Legjitimiteti i presidentitSHQIPTARËT NUK DO TË VOTOJNË PËR IVANOVIN AS PËR PENDAROVSKIN (04.16.2014)
PRISHTINA DHE TIRANA ZOTOHEN PËR TË NDJEKUR RRUGËN E PAQESMbledhja e sotme e qeverive të të dyja vendeve, solli në Kukës edhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës (04.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]