E Enjte, 04.25.2024, 03:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
JAVËN E ARDHSHME MIRATOHET MANDATI I EULEX-it
Parlamenti i Kosovës pret që në seancën e javës së ardhshme bashkë me EULEX-in të votohet edhe për gjykatën e posaçme për krime të luftës

E Premte, 04.18.2014, 04:28pm (GMT+1)



Parlamenti i Kosovës do të votojë javën që vjen për zgjatjen e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, ndërsa ende nuk është përcaktuar se kur do të diskutohet themelimi i një gjykate të posaçme për trajtimin e pretendimeve për përfshirjen e drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Të premten, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i është përgjigjur ftesës së presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga për të vazhduar zbatimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë.

Ne letrën e zonjës Ashton thuhet se "përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe EULEX-i do të vazhdojnë t'u ndihmojnë institucioneve, autoriteteve gjyqësore dhe agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë në forcimin e mëtutjeshëm të sistemit të pavarur shumë-etnik të drejtësisë dhe shërbimit shumë-etnik policor në përparimin e tyre drejt plotësimit të standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse. Përveç kësaj, puna e grupit punues të EULEX-it për hetime dhe çfarëdo procedure gjyqësore që burojnë nga ajo, do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat përkatëse janë përmbyllur", thuhet në letër.

Parlamenti i Kosovës vendosi që të mërkurën me 23 prill të hidhet për miratim vazhdimi i mandatit të EULEX-it, ndërsa la të hapur mundësinë që në seancë të hidhet edhe çështja e gjykatës. Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi tha se në kryesinë e Parlamentit u dërgua pakoja e ndryshimeve ligjore të miratuara nga qeveria për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

"Kanë mosmarrëveshje si duket me presidenten se kush duhet ta sjellë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, por ne në Kuvend nuk e kemi", tha zoti Krasniqi.

Zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu tha se "letërkëmbimi ndërmjet presidentes Jahjaga dhe baroneshës Ashton është përcjellë tek kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i parlamentit, Jakup  Krasniqi. Marrëveshja, që bëhet pas përfundimit të letërkëmbimit, dërgohet nga Qeveria në Parlamentin e Kosovës për procedim të mëtejmë".

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi në një takim kanë diskutuar, sic thuhet,  nevojën për arritjen e konsensusit shoqëror dhe politik për proceset e rënda, por të domosdoshme për të siguruar që Kosova i përmbush detyrimet e saj në fushën e drejtësisë.

Në një njofitm thuhet se "presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi vlerësuan se sado i rëndë të jetë i gjithë ky proces do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit për çlirim dhe pavarësi".

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i bëri thirrje Parlamentit të votojë këtë gjykatë ndonëse e cilësoi atë një fyerje për Kosovën.

Gjykata e posaçme dhe vazhdimi i mandatit të EULEX-it, ishin pjesë e bisedimeve të qeverisë së Kosovës, përgjatë disa muajve me Bashkimin Evropian, që, siç thonë zyrtarë ndërkombëtarë, do të ndihmojë në vendosjen e sundimit të ligjit dhe do të trajtojë pretendimet e ngritura në raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty.

Gjykata, hollësitë e veprimit të së cilës ende nuk janë të qarta, do të veprojë në kuadër të ligjeve të Kosovës, por pjesa më e madhe e punës së saj do të kryhet jashtë Kosovës, me gjasë në Holandë. Kjo, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë do të ndihmojë mbrojtjen e dëshmitarëve. Prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtar.

Pretendimet e zotit Marty po hetohen që nga vitit 2011 nga një grup punues i kryesuar nga prokurori amerikan Clint Wlliamson, raporti i të cilit me të gjeturat pritet të bëhet publik në muajin qershor.

Ndonëse, nuk shihet me sy të mirë nga asnjë forcë politike në Kosovë, miratimi i gjykatës së posaçme kundërshtohet prerazi nga lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë pritet që miratimi të ndodhë në parlament, për të shmangur atë që është cilësuar si veprim më i dëmshëm për Kosovën, themelimin e gjykatës nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Votimi në parlamentin e Kosovës i ligjeve të dorëzuara nga qeveria për mandatin e EULEX-it dhe krijimin e gjykatës së posaçme, do të shënojë, sipas të gjitha gjasave edhe fundin e mandatit të këtij parlamenti. Përfaqësues politikë thonë se pas këtij votimi, parlamenti mund të vendosë menjëherë për shpërndarjen e tij, duke i hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare, me gjasë në fund të muajit maj ose që në fillim të qershorit.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADA E SHBA I FTON AMERIKANËT PËR KUJDES GJATË PASHKËVE NË KOSOVË (04.18.2014)
KËNGËTARËT NGA KOSOVA BRAKTISIN FESTIVALIN 'KËNGA IME' PËR SHKAK TË ZDRAVKO ÇOLIÇIT (04.18.2014)
VOAL URON NGA ZEMRA TË GJITHË TË KRISHTERËT SHQIPTARË: GËZUAR PASHKËT! (04.18.2014)
TRANSMETUESIT SATELITORË VAZHDOJNË TË JAPIN SERINË E DOKUMENTARËVE MBI TRADIDAT DHE KULTURËN ARBËRESHE (04.18.2014)
SHQIPËRI - AKUZA PËR TRAFIKIM DROGE NDAJ USHTRISË (04.17.2014)
THAÇI - GJYKATA E POSAÇME ËSHTË FYESE, POR DUHET TË VOTOHET NË PARLAMENTKryeministri Hashim Thaçi tha se gjykata është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, por Parlamenti duhet të marr vendim (04.17.2014)
SERBËT NË VERI TË KOSOVËS - AS EULEX-i, AS KFOR-i NUK KANË PUNË KËTU (04.17.2014)
DEPUTETËT E KOSOVËS REAGOJNË - NË DISA DOKUMENTE OSBE KA PËRFSHIRË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS SI PJESË TË SERBISË (04.17.2014)
KORRUPSIONI SHQETËSIM KRYESOR PËR INVESTIMET E HUAJA NË KOSOVË (04.17.2014)
AMBASADORI ARVIZU - KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, SFIDA MË E VËSHTIRËKomente të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, mbi gjendjen e korrupsionit dhe informalitetit (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]