E Premte, 04.26.2024, 12:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ASHTON I PËRGJIGJET JAHJAGËS - PRANON VAZHDIMIN E MISIONIT TË EULEX-it

E Premte, 04.18.2014, 04:41pm (GMT+1)


Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, baronesha Catherine Ashton, ia ka kthyer përgjigjen presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një letre, duke pranuar kërkesën e zonjës Jahjaga për të vazhduar zbatimin e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
      
"Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe EULEX-I do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, për të forcuar edhe më shumë sistemin e pavarur shumë-etnik të drejtësisë dhe shërbimi shumë-etnik policor në përparimin e tyre drejt plotësimit të standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse", ka thënë zonja Ashton në letrën e saj.

  "‹"‹"‹Duke folur ndërkaq për task-forcën e posaçme të hetimeve, të krijuar në kuadër të misionit evropian, dhe për cilëndo procedurë gjyqësore që buron nga kjo njësi, zonja Ashton ka thënë se ato do të vazhdojnë derisa "Këshilli i Bashkimit Evropian t'a njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat përkatëse janë përmbyllur".
   
"Kosova sikur pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, e ka perspektivën evropiane. Përmes zbatimit të mandatit të tij, EULEX-i do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës drejt integrimit të mëtutjeshëm në BE", ka thënë mes tjerash në letrën e saj, baronesha Catherine Ashton, dërguar presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.

Kuvendi i Kosovës pritet që në seancën e 23 prillit të marrë vendim për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it deri më 15 qershor të vitit 2016. Ndërkaq, mbetet ende të aranzhohen çështjet që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

Vendimi për mandatin e EULEX-it, në vazhdimësi është pritur të merret të njëjtën ditë me atë për themelimin e Gjykatës.

Themelimi i Gjykatës ka pasuar raportin e senatorit zviceran Dick Marti, i miratuar edhe nga Këshilli i Evropës, mbi dyshimet për "trafikim organesh në rastin e ashtuquajtur shtëpia e verdhë".
rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAVËN E ARDHSHME MIRATOHET MANDATI I EULEX-itParlamenti i Kosovës pret që në seancën e javës së ardhshme bashkë me EULEX-in të votohet edhe për gjykatën e posaçme për krime të luftës (04.18.2014)
AMBASADA E SHBA I FTON AMERIKANËT PËR KUJDES GJATË PASHKËVE NË KOSOVË (04.18.2014)
KËNGËTARËT NGA KOSOVA BRAKTISIN FESTIVALIN 'KËNGA IME' PËR SHKAK TË ZDRAVKO ÇOLIÇIT (04.18.2014)
VOAL URON NGA ZEMRA TË GJITHË TË KRISHTERËT SHQIPTARË: GËZUAR PASHKËT! (04.18.2014)
TRANSMETUESIT SATELITORË VAZHDOJNË TË JAPIN SERINË E DOKUMENTARËVE MBI TRADIDAT DHE KULTURËN ARBËRESHE (04.18.2014)
SHQIPËRI - AKUZA PËR TRAFIKIM DROGE NDAJ USHTRISË (04.17.2014)
THAÇI - GJYKATA E POSAÇME ËSHTË FYESE, POR DUHET TË VOTOHET NË PARLAMENTKryeministri Hashim Thaçi tha se gjykata është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, por Parlamenti duhet të marr vendim (04.17.2014)
SERBËT NË VERI TË KOSOVËS - AS EULEX-i, AS KFOR-i NUK KANË PUNË KËTU (04.17.2014)
DEPUTETËT E KOSOVËS REAGOJNË - NË DISA DOKUMENTE OSBE KA PËRFSHIRË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS SI PJESË TË SERBISË (04.17.2014)
KORRUPSIONI SHQETËSIM KRYESOR PËR INVESTIMET E HUAJA NË KOSOVË (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]