E Premte, 04.19.2024, 03:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MAQEDONI - OPOZITA AKUZON KRYEMINISTRIN PËR KORRUPSION

E Shtunë, 04.19.2014, 07:39am (GMT+1)


Në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate e opozitës, akuzon kryeministrin e vendit Nikolla Gruevski të jetë përfshirë në një skandal korrupsioni, për çka partia ka nxjerrë një audio-regjistrim ku thuhet se zoti Gruevski bisedon për marrjen e një shume të madhe parash si ryshfet nga një biznesmen serb për shitjen e një banke maqedonase.
  "‹"‹
Ndërkohë, kryeministri maqedonas i ka hedhur poshtë akuzat si manipulime dhe avokati i tij ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq drejtuesit të opozitës maqedonase.

Në një regjistrim telefonik, për çka opozita maqedonase thotë se është bisedë midis zotit Nikolla Gruevski dhe një ndërmjetësi për një çështje biznesi lidhur me bankën e Maqedonisë apo Makedonska Banka, diskutohet për shuma parash që do të mirreshin në dorë (kesh) si dhe në xhiro-llogari bankare.

Palët, përkatësisht ndërmjetësi dhe biznesmeni serb i njohur me emrin Jovica Stefanoviq - Nini bëjnë përpjekje për të rënë në ujdi lidhur me shumën e parave që do të dërgoheshin përmes bankës dhe të një pjese të madhe që do të jepej në dorë.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate (LSD) Zoran Zaev i cili foli për herë të parë të enjten në një miting të partisë për këtë çështje, thotë se bëhet fjalë për një shumë prej një milion e pesëqind mijë Eurosh.

Megjithatë, LSD nuk ka dhënë hollësi të tjera lidhur me burimin e informacionit, apo vendin ku është zhvilluar biseda me kryeministrin maqedonas Gruevski që është e regjisitruar në audio-kasetë.

Lidhja Social Demokrate pret nga prokuroria e përgjithshme të merret me rastin.
Ndërsa, VMRO-DPMNE, partia e kryeministrit Gruevski, e quan shpifje këtë akuzë.

Avokati i kryeministrit ka paralajmëruar se do ta padisë zotin Zaev në gjykatë për shpifje dhe se zoti Gruevski, sipas avokatit të tij, nuk ka aksione në bankën e përfolur nga Lidhja Social Demokrate dhe mjetet e informimit.

Vetë Nikolla Gruevski duke iu përgjigjur akuzës së opozitës, ka thënë në një miting, se opozita po bën shantazhe përmes montazheve, gënjeshtrave dhe manipulimeve. Kryeministri maqedonas ka shtuar se "LSD po bën veprime të njerëzve të dëshpëruar dhe se Zoran Zaev e di që ky është fundi i tij, prandaj sillet në këtë mënyrë", sipas Gruevskit.

Ky zhvillim ndodh vetëm disa ditë para se në Maqedoni të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe balotazhi për zgjedhjet presidenciale.

Nga ana tjetër, drejtuesi opozitar maqedonas Zaev ka lënë të kuptohet se është kërcënuar nga njerëz të VMRO-së që të tërhiqet nga akuzat lidhur me këtë skandal, por se ai nuk do t'u nënshtrohet kërcënimeve dhe nënçmimeve.

Në regjistrim, zëri që mendohet të jetë i Nikolla Gruevskit nuk është shumë i pastër dhe ai flet shkurt, në dallim nga personi në anën tjetër të linjës.  

Deri tash nuk ka pasur ndonjë lloj ekspertize të kësaj bisede telefonike të regjistruar për t'u dëshmuar besueshmëria e saj.

Nga prokuroria, ndërkohë, nuk ka patur ende komente.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - SANKSIONE NDAJ MOSKËS NËSE SHKELET MARRËVESHJA (04.19.2014)
ASHTON I PËRGJIGJET JAHJAGËS - PRANON VAZHDIMIN E MISIONIT TË EULEX-it (04.18.2014)
JAVËN E ARDHSHME MIRATOHET MANDATI I EULEX-itParlamenti i Kosovës pret që në seancën e javës së ardhshme bashkë me EULEX-in të votohet edhe për gjykatën e posaçme për krime të luftës (04.18.2014)
AMBASADA E SHBA I FTON AMERIKANËT PËR KUJDES GJATË PASHKËVE NË KOSOVË (04.18.2014)
KËNGËTARËT NGA KOSOVA BRAKTISIN FESTIVALIN 'KËNGA IME' PËR SHKAK TË ZDRAVKO ÇOLIÇIT (04.18.2014)
VOAL URON NGA ZEMRA TË GJITHË TË KRISHTERËT SHQIPTARË: GËZUAR PASHKËT! (04.18.2014)
TRANSMETUESIT SATELITORË VAZHDOJNË TË JAPIN SERINË E DOKUMENTARËVE MBI TRADIDAT DHE KULTURËN ARBËRESHE (04.18.2014)
SHQIPËRI - AKUZA PËR TRAFIKIM DROGE NDAJ USHTRISË (04.17.2014)
THAÇI - GJYKATA E POSAÇME ËSHTË FYESE, POR DUHET TË VOTOHET NË PARLAMENTKryeministri Hashim Thaçi tha se gjykata është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, por Parlamenti duhet të marr vendim (04.17.2014)
SERBËT NË VERI TË KOSOVËS - AS EULEX-i, AS KFOR-i NUK KANË PUNË KËTU (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]