NJË VIT NGA MARRËVESHJA E 19 PRILLIT
E Shtunë, 04.19.2014, 08:58am (GMT+1)
Sot është bërë një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja është nënshkruar më 19 prill, 2013, në Bruksel, nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmejtësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Teksti i saj përmban 15 pikë.
Për zbatimin e disa pikave, siç është çështja e drejtësisë në veri, vazhdon ende të diskutohet.
Diplomatët evropianë kanë thënë se marrëveshja në fjalë do t'i ndihmojë edhe Kosovës, edhe Serbisë në rrugën e integrimit evropian. rel
www.voal-online.ch
|