PRESIDENTI OBAMA - DITËT E SHENJTA NA KUJTOJNË PËRGJEGJËSITË NDAJ ZOTIT DHE NDAJ NJËRI-TJETRIT
E Djelë, 04.20.2014, 06:50am (GMT+1)
Presidenti amerikan Barack Obama foli në fjalimin e tij të përjavshëm për kuptimin e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve për të krishterët. Zoti Obama tha se ditët e shenjta na kujtojnë për "përgjegjësitë tona ndaj Zotit dhe, si fëmijë të Zotit, për përgjegjësitë ndaj njëri-tjetrit". Presidenti tha se ai dhe shumë të krishterë të tjerë, gjatë Javës së Shenjtë dhe Pashkëve, "kujtojnë mirësinë e një Zoti të jashtëzakonshëm, që na deshi aq thellësisht saqë na dhuroi birin e tij". Zoti Obama tha se në këtë periudhë të vitit është e udhës të kujtojmë "fillin e përbashkët të njerëzimit që na lidh të gjithëve, jo vetëm të krishterë dhe hebrenj, por edhe myslimanët, hindutë dhe sikët, i cili është përkushtimi ynë i përbashkët për të dashur fqinjët dhe veten". za
www.voal-online.ch
|