E Shtunë, 04.20.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SAJED - BANKA BOTËRORE I JEP SHQIPËRISË 350 MILIONË DOLLARË NDIHMË PËR VITIN 2014 (Intervistë)

E Djelë, 04.20.2014, 09:10am (GMT+1)



TIRANË - Drejtoresha e Përgjithshme e Bankës Botërore në Shqipëri Zj. Tahsin Sajed (Tahseen Sayed), vlerëson në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare" çështjet me të cilat po punon qeveria shqiptare dhe komenton për atë që Banka Botërore i shikon si problemet kyçe për vendin dhe për ndihmën që do të sjellë Banka Botërore për çdo vit për Shqipërinë. Të gjitha për një qëllim: Për një jetë më të mirë të Shqiptarëve.

Zj.Sayed, më lejoni së pari t'ju uroj "Mirë se vini në Shqipëri!" Ju lutem, a mund të ndani me ne përshtypjet e para nga Shqipëria dhe njerëzit këtu?
Kurrë nuk kam qenë më parë në Shqipëri. Kështu nuk kisha përfytyrime të mëparshme të vendit tuaj. Këtu kishte shumë surpriza të mira për mua. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte se Shqipëria është gjeografikisht pjesë e Europës, njerëzit duken Europianë, por në komunikimin e tyre personal, vlerat që ato kanë janë shumë orientale. Më lejo ta shpjegoj këtë fakt që sapo thashë: Vlera e bujarisë, e të qenurit e hapur, vlera e familjes, respekti ndaj më të vjetërve - të gjitha këto janë shumë të zakonshme në kulturën e vendit tim. Kjo më bëri të ndihem shumë rehat në aspektin personal. Gjëja e dytë që vërtet vlerësova kur po lexoja për Shqipërinë ishte peizazhi i saj i shumëllojshëm dhe i bukur gjeografik. Në fakt, nuk e prisja në këtë masë. Gjëja e tretë që më bëri përshtypje ishte edhe densiteti i popullsisë. Sa herë që udhëtoj jashtë Tiranës, shikoj shumë pak njerëz përreth meje dhe nëpër rrugë. Krahasuar me Nepalin dhe Bangladeshin ku kam shërbyer më parë, të cilat janë vende me një popullsi të madhe, 28 milionë dhe 150 milionë banorë përkatësisht. Shqipëria ndihet më e hapur dhe jo plot me njerëz.

Si ishte udhëtimi që ju çoi drejt Shqipërisë? Cilat janë momentet kryesore të karrierës suaj profesionale?
U rrita pjesërisht në Azinë Lindore, në Pakistan dhe në Bangladesh. Kalova shumë vite të jetës sime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke studiuar dhe punuar, si dhe në Kanada. Kalova më shumë se 6 vite në Lindjen e Mesme. Ndërsa me Bankën Botërore, kam punuar në Azinë Jugore dhe në Washington ku është Selia e Bankës Botërore. Nuk e kisha pritur të emërohesha në Shqipëri, por nuk e dimë se çfarë ka ruajtur jeta për ne. Për t'ju përgjigjur pyetjes suaj, udhëtimi ka qenë i gjatë, por mua nuk më është dukur i tillë. Çfarë ka qenë e këndshme lidhur me këtë udhëtim, sidomos me punën time pranë Bankës Botërore, është mundësia për të bashkëvepruar me një grup të shumëllojshëm njerëzish në një vend. Ke mundësinë të flasësh me fshatarët në terren, me gratë, me rininë etj. Dhe këtë lloj mundësie nuk e has në çdo lloj pune që bën. Ky është aspekti i punës nga i cili Rudina Hoxha kam mësuar më shumë, sidomos kur del nga zyra. Gjithashtu ky është edhe aspekti më i mirë i punës me Bankën Botërore. Unë kam punuar me Bankën Botërore për më shumë se 20 vite tashmë. Më parë kam punuar me një organizatë kërkimore think-tank në Amerikë, me një fondacion në Kanada dhe në Lindjen e Mesme dhe në vendin tim Pakistan në nivel qeveritar.  

Dhjetorin e kaluar, ju morët postin e Drejtoreshës së Bankës Botërore për Shqipërinë. Cilat janë sfidat kryesore me të cilat po përballeni dhe si po i trajtoni ato?
Ka si sfida ashtu edhe mundësi. Çdo punë ofron sfida për ju si individ dhe si drejtues i grupit. Kjo nuk është tipike për Shqipërinë, por për çdo vend. Ju duhet të krijoni një bashkëpunim, një marrëdhënie me qeverinë, me palët e tjera të interesuara, shoqërinë civile, kolegët dhe grupin tuaj. Të them të drejtën, nuk i shikoj këto që listova si sfida, por si mundësi. E shikoj si një mundësi punën time në Shqipëri e cila është në një pikë vendimtare të zhvillimit të saj dhe të dëshirës për tu bërë pjesë e BE-së. Gjithashtu, është në një pikë vendimtare edhe brenda për brenda në përpjekje për të realizuar reforma serioze në ekonomi, klimën e biznesit, sektorin e infrastrukturës, e cila në një mënyrë a tjetër, do të ndihmojë në përmirësimin e jetëve të njerëzve në këtë vend. Shikoj se ka një dëshirë të përbashkët për të treguar rezultate konkrete në këto fusha. Sfida me këto mundësi që shikoj në Shqipëri është sa mund të jepet, sa shpejt dhe sa mirë. Kjo është sfida më e madhe për këtë vend për të përcaktuar se çfarë vjen e para, çfarë vjen më pas. Të rregullosh ekonominë është po aq e rëndësishme sa të rregullosh çështjen e sektorit energjetik. Të rregullosh infrastrukturën e rrugëve është po aq e rëndësishme sa çështjet e ambientit. Pra, këto janë çështjet kryesore në të cilat ne jemi përfshirë. Dhe partnerë të tjerë, gjithashtu. Sfida kryesore është? Sa mirë dhe sa shpejt mund të shfaqen rezultatet.

Si e shikoni situatën e sektorit energjetik për momentin?
Është serioze. Ka humbje në nivele të larta të energjisë. Njerëzit nuk po paguajnë për energjinë e konsumuar. Ka një borxh të madh të papaguar në këtë sistem. Ka një nevojë për përmirësim jo vetëm të prodhimit të energjisë, por edhe të shpërndarjes. Me një fjalë, ka nevojë për një planifikim të mirë dhe të qëndrueshëm që do të thotë përmirësim institucional i shërbimeve komunale, një buxhetim dhe planifikim më i mirë, qëndrueshmëri dhe një drejtim më i mirë i këtij sektori. Ne po punojmë në këtë fushë.

Banka Botërore ka qenë një kontribuues shumë aktiv në Shqipëri. Së fundmi, ju nënshkruat një hua për ndërtimin e ujësjellësit të Durrësit. Si ndiheni lidhur me përpjekjen e përgjithshme të Bankës Botërore në Shqipëri?
Ne po bëjmë përpjekje për të kontribuar në zhvillimin e vendit. E nënvizoj fjalën "kontribut". Ne po kontribuojmë kundrejt një panorame më të madhe të axhendës së zhvillimit të vendeve. Në rastin e Shqipërisë, kontributi i dhënë është i madh. Në më shumë se 20 vitet e pranisë së saj, Banka Botërore ka dhënë më shumë se 1.4 miliardë dollarë. Për momentin, ne kemi një portofol prej 6 projektesh me një vlerë totale prej 300 milionë dollarësh. Ato lidhen më së shumti me sistemet e ujësjellësit dhe energjisë, infrastrukturën, burimet natyrore dhe administrimin e tokës. Kontributi i Bankës Botërore ka qenë domethënës. Jam krenare për punën që ne kemi bërë për të kontribuar për Shqipërinë dhe për faktin se Banka Botërore ka qenë e pranishme institucionalisht menjëherë sapo vendi u hap.

A keni një objekt final?
Qeveria shqiptare ka si qëllim të rrisë zhvillimin ekonomik, të krijojë një mjedis biznesi miqësor, të mbështesë sektorin e biznesit privat dhe të krijojë më shumë vende pune për të rinjtë. Ndërsa ne po mbështesim qeverinë për uljen e borxhit dhe për reformat ekonomike, ne po punojmë gjithashtu me qeverinë për tu siguruar se reformat ekonomike mbrojnë shtresat e pambrojtura. Pra, ne kërkojmë të sigurohemi se çdo projekt që ne sjellim kontribuon në zhvillimin ekonomik ndërsa përmirësojmë jetën e shqiptarëve.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMA NË KORÇË - PO BËJMË REALITET LEGALIZIMIN FALAS, PROCESI TRANSPARENT DHE I SHPEJTË (04.20.2014)
MAQEDONI - PENDAROVSKI SHPRESON TEK VOTAT E SHQIPTARËVE (04.20.2014)
PRESIDENTI OBAMA - DITËT E SHENJTA NA KUJTOJNË PËRGJEGJËSITË NDAJ ZOTIT DHE NDAJ NJËRI-TJETRIT (04.20.2014)
NJË VIT NGA MARRËVESHJA E 19 PRILLIT (04.19.2014)
BASHA - RREZIKOHET DESTABILITET POLITIKReforma territoriale, Kreu i opozitës reagon ashpër ndaj vendosmërisë të së majtës për të vazhduar e vetme. “Te mos refuzohet konsensusi” (04.19.2014)
MAQEDONI - OPOZITA AKUZON KRYEMINISTRIN PËR KORRUPSION (04.19.2014)
SHBA - SANKSIONE NDAJ MOSKËS NËSE SHKELET MARRËVESHJA (04.19.2014)
ASHTON I PËRGJIGJET JAHJAGËS - PRANON VAZHDIMIN E MISIONIT TË EULEX-it (04.18.2014)
JAVËN E ARDHSHME MIRATOHET MANDATI I EULEX-itParlamenti i Kosovës pret që në seancën e javës së ardhshme bashkë me EULEX-in të votohet edhe për gjykatën e posaçme për krime të luftës (04.18.2014)
AMBASADA E SHBA I FTON AMERIKANËT PËR KUJDES GJATË PASHKËVE NË KOSOVË (04.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]