E Enjte, 04.25.2024, 02:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - PRIVATIZIMET NË ZONAT SERBE NUK KANË NISUR ENDE

E Djelë, 04.20.2014, 02:46pm (GMT+1)


Agjencia Kosovare e Privatizimit është kompetente për privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore  në gjithë territorin e Kosovës.
 
Por, një proces i tillë ka ngecur te shitja e ndërmarrjeve shoqërore në rajonet e banuara me shumicë serbe, thonë njohës të çështjeve ekonomike dhe ish-anëtarë të bordit të agjencisë, çështje kjo që mohohet nga zyrtarë të AKP-së.  
 
Naser Osmani, ish-nënkryetar i Bordit të Drejtorëve në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, thotë se ka pasur disa privatizime në pjesën veriore të Kosovës, por kanë qenë objekte me kapital të vogël.
 
Osmani thotë se nuk e dinë potencialin ekonomik të këtyre pronave, pasi nuk kanë mundur t'i vizitojnë.
 
Megjithatë, ai shprehet se privatizimi nuk ka pasur një dinamikë të njëjtë në pesë administratat rajonale, varësisht se cila administratë rajonale ka punuar më mirë, sipas tij, efektet kanë qenë më të mëdha.
 
"Ka pasur përpjekje që edhe në lokacionet e banuara me minoritetet serbe, kryesisht në Zubin Potok dhe Leposaviq, ka pasur tentime dhe disa shitje të ndërmarrjeve shoqërore, por kanë qenë të kapitalit të vogël. Ne, saktësisht, nuk kemi mundur të vërtetojmë se cili është potenciali ekonomik, që duhet të shitet, për arsye se asnjëherë nuk kemi shkuar fizikisht atje t'i shohim. Por, ka pasur shitje të vogla. Në krejt historinë e AKP-së, ndërmarrja e parë që është likuiduar ka qenë një ndërmarrje në pjesën veriore të Mitrovicës", thotë Osmani.
 
Zyrat rajonale të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjenden në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë. Përveç këtyre zyrave, AKP-ja ka të hapura dhe funksionale zyre satelitore edhe në vendbanime me shumicë serbe, si në Shtërpcë, Leposaviq,   dhe Graçanicë.
 
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se fillimisht në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, tashmë e Privatizimit, kanë munguar kapacitetet dhe vullneti për t'u përballur me sfida eventuale, ku rastet kanë qenë pak më komplikuara.
 
Berim Ramosaj, profesor në Fakultetin Ekonomike në Universitetin e Prishtinës, thekson se mosprivatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në lokacionet e banuara me shumicë serbe, ka ndodhur edhe për shkak të ndërhyrjeve politike nga ndërkombëtarët, por edhe vendorët.
 
"Sa i përket privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në lokacionet e banuara me shumicë serbe, respektivisht në komunat ku udhëhiqen nga serbët, fillimisht ka qenë hezitimi nga ndërkombëtarët me qëllim që mos ta prishin status quo-në dhe marrëdhëniet shqiptaro-serbe".
 
"Ndërkaq, pastaj ka ardhur hezitimi nga APK-ja, sepse nuk ka pasur qasje të mjaftueshme në këto hapësira territoriale. Prandaj dhe ka munguar një proces i tillë", shprehet Ramosaj, për Radion Evropa e Lirë.  
 
Por, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, thonë se në tenderët që i zhvillon kjo agjenci, marrin pjesë blerës nga të gjitha komunitet që jetojnë në Kosovë.

Veton Hajdini, shef i zyrës së marrëdhënieve me publikun në AKP, tregon se në Komunën e Leposaviqit, përmes privatizimit është shitur shtëpia e mallrave "Universal" depot e "Universalit" , fabrika "Kristal Bazalt", si dhe Kristal Fabrika e Qelqit. Në Zveçan, përmes shitjes me likudim është shitur një dyqan.

Në disa fshatra të Komunës së Vushtrrisë, të banuara me komunitetin serbë, janë shitur përmes procesit të privatizimit, rreth 20 hektarë tokë, ndërsa përmes procesit ë likudimit një Fabrikë e Tekstilit.

Ndërkaq, në pjesën veriore të Kosovës që tani dominohet me banorët serbë, Hajdini thotë se ka pasur numrin më të madh të shitjeve përmes procesit të privatizimit dhe shitje me likuidim.

Në këtë pjesë, po përmes procesit të privatizimit, janë shitur pesë dyqane, ndërsa përmes likuidimit janë shitur 10 dyqane. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SAJED - BANKA BOTËRORE I JEP SHQIPËRISË 350 MILIONË DOLLARË NDIHMË PËR VITIN 2014 (Intervistë) (04.20.2014)
RAMA NË KORÇË - PO BËJMË REALITET LEGALIZIMIN FALAS, PROCESI TRANSPARENT DHE I SHPEJTË (04.20.2014)
MAQEDONI - PENDAROVSKI SHPRESON TEK VOTAT E SHQIPTARËVE (04.20.2014)
PRESIDENTI OBAMA - DITËT E SHENJTA NA KUJTOJNË PËRGJEGJËSITË NDAJ ZOTIT DHE NDAJ NJËRI-TJETRIT (04.20.2014)
NJË VIT NGA MARRËVESHJA E 19 PRILLIT (04.19.2014)
BASHA - RREZIKOHET DESTABILITET POLITIKReforma territoriale, Kreu i opozitës reagon ashpër ndaj vendosmërisë të së majtës për të vazhduar e vetme. “Te mos refuzohet konsensusi” (04.19.2014)
MAQEDONI - OPOZITA AKUZON KRYEMINISTRIN PËR KORRUPSION (04.19.2014)
SHBA - SANKSIONE NDAJ MOSKËS NËSE SHKELET MARRËVESHJA (04.19.2014)
ASHTON I PËRGJIGJET JAHJAGËS - PRANON VAZHDIMIN E MISIONIT TË EULEX-it (04.18.2014)
JAVËN E ARDHSHME MIRATOHET MANDATI I EULEX-itParlamenti i Kosovës pret që në seancën e javës së ardhshme bashkë me EULEX-in të votohet edhe për gjykatën e posaçme për krime të luftës (04.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]