VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

THAÇI - NUK E SHPËRNDAJ KURRË KUVENDIN PA U MIRATUAR FAK-u

E Djelë, 04.20.2014, 06:26pm (GMT1)


PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Hashim thaçi ka bërë me dije se nuk do të ketë shpërbërje të Parlamentit, nëse nuk votohen disa ligje dhe pa u formuar Gjykata Speciale e Krimeve të Luftës, FAK-u.

"Jemi në debate të brendshme me subjektet politike për kalimin e çështjeve jetike për Kosovën, siç është formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, votimi për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe votimi për Gjykatën Special dhe pas kalimit të këtyre çështjeve, do të shohim për procese të mëtutjeshme politike"-është shprehur për mediat kreu i qeverisë, Thaçi.

Ndonëse sipas Thaçit, krijimi i Gjykatës Speciale është fyerje por Kosovën, partia e tij do e mbështes në Kuvend.
BW
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.