E Shtunë, 04.20.2024, 10:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - AMBASADA AMERIKANE FTON KUVENDIN TA MIRATOJË KRIJIMIN E GJYKATËS SPECIALE

E Martë, 04.22.2014, 01:14pm (GMT+1)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovës, përmes një deklarate për opinion, ka shprehur inkurajimin "nga aprovimi i sotëm nga ana e Qeverisë së Kosovës i ligjit për ratifikimin e Shkëmbimit të Letrave mes Presidentes Jahjaga dhe Baroneshës Ashton".

"Ky vendim qartësisht i vë  interesat afatgjata të Kosovës para shqetësimeve politike afatshkurtëra".
 
Ambasada u ka bërë thirrje anëtarëve të Kuvendit të Kosovës që ta ruajnë këtë dinamikë, "duke miratuar krijimin e një gjykate të Kosovës për t'u marrë me pohimet serioze nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2010".

"Bota është duke shikuar për të parë a është Kosova e përkushtuar për një proces juridik që me paanshmëri mund t'i zgjidhë këto pohime përfundimisht", thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.  "‹"‹ 


"Për të ecur përpara Kosova duhet të merret me këto pohime. Dështimi për të krijuar këtë gjykatë do t'i detyrojë trupat tjera ndërkombëtare që të merren me këto pohime. Kjo do t'i bëjë dëm të pamatshëm imazhit të Kosovës dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Anëtarët e Kuvendit do t'i shërbejnë më së miri interesave të Kosovës duke qenë të përkushtuar për një proces juridik kredibil juridik që është i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare", thuhet në komunikatë.
 
Duke thënë se e kupton ndjeshmërinë e kësaj çështjeje Kosovën, ambasada e SHBA-ve në komunikatë nënvizon se "sidoqoftë, ky është një hetim që përqëndrohet në individët dhe nuk është gjykim kundër përpjekjeve kolektive të Kosovës për çlirim".

"Krijimi i kësaj gjykate është opsioni më i mirë për mbylljen e këtij kapitulli të historisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të qëndrojnë pranë Kosovës gjersa ajo vazhdon të ecë përpara me këtë detyrë thelbësore", thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë. (rel)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJIROKASTËR - HAJDUTËT ÇARMATOSIN MUZEUN E RI TEK KALAJA (04.22.2014)
Radio Evropa e Lirë, ARSIM GËRXHALIU - BESOJ SE 250 SHQIPTARË JANË VARROSUR NË RASHKË (04.22.2014)
MAQEDONI - FORMIMI I QEVERISË, SHQIPTARËT KUSHTËZOJNË ME VOTA (04.22.2014)
KUVENDI I KOSOVËS - KËRKOHEN 80 VOTA TË DEPUTETËVE PËR THEMELIMIN E GJYKATËS SPECIALE (04.22.2014)
PRODHUESIT E VESHJEVE GJEJNË MBËSHTETJE NGA QEVERIA PËR TAKSAT DHE LEHTËSIRA TË TJERA (04.21.2014)
NËNPRESIDENTI JOE BIDEN NISI VIZITËN NË UKRAINË (04.21.2014)
QEVERIA E KOSOVËS NUK E PËRFILL KULTURËN (04.21.2014)
JOE BIDEN VIZITON UKRAINËN (04.21.2014)
KOSOVË - TË RINJTË SHQIPTARË NUK KANË PARAGJYKIME NDAJ BESIMEVE FETARE (04.21.2014)
THAÇI - NUK E SHPËRNDAJ KURRË KUVENDIN PA U MIRATUAR FAK-u (04.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]