VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA FILLON TURNEUN 8 DITOR NË AZI

E Mërkurë, 04.23.2014, 07:40am (GMT1)


Presidenti amerikan Barak Obama sot fillon turneun në katër vende të Azisë, ku ai do të përpiqet të bindë aleatët se Uashingtoni është i angazhuar në "ribalancimin" e tij në Paqësor.

Shqetësimet e sigurisë mbi pretendimet territoriale të Kinës dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut do të jenë çështjet kryesore të udhëtimit të Presidentit Obama, në të cilin përfshihen ndalesa në Japoni, Korenë e Jugut, Malajzi, dhe në Filipine.

Turneu tetë-ditor fillon në Tokio ku sot Presidenti Obama do të zhvillojë një takim me kryeministrin Shinzo Abe. Japonia është përfshirë në një mosmarrëveshje në rritje me Pekinin mbi një grup të ishujve të pabanuar në Detin e Kinës Lindore.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.