VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Republikanët amerikanë zgjedhin zezak kryetarin e partisë
E Shtunë, 01.31.2009, 10:13am (GMT1)

(Voal-online) Është i pari zezak i sapozgjedhur në krye të Partisë Republikane Amerikane, gjithashtu me përkatësi fetare katolike, ish nënguvernatori i Merilëndit Michael Steele. Pesëdhjetëvjeçari shihet si mishërim i prirjes republikane për të bërë për vete zezakët, hispanikët, popullsinë e rrethinave të qyteteve, njerëzit e pakëmbur kudo në Amerikë. Kryetari Komitetit Kombëtar Republikan, Steele tha në një konferencë shtypi : "Ky është një moment i paharrueshëm. Disa e përshkruajnë historik, por është një hap më i guximshëm që Partia e Linkolnit ka hedhur qëkur është themeluar." Linkolni nënshkruante më 1863 ligjin për lirimin e skllevërve zezakë.

Steele është me përkatësi fetare katolike dhe jurist i njohur, motra e të cilit ishte dikur e martuar me boksierin Mike Tyson. Partia Demokratike zgjodhi kryetarin e parë zezak, Ron Brown, më 1989. Ndikimi i zgjedhjes së Steele në krye të republikanëve do të shikohen në vitin 2010, kur janë zgjedhjet kongresionale. Shumë republikanë mendojnë se kjo parti nuk duhet ta cënojë filozofinë e saj konservatore, por të bëjë një punë më të mirë për ta shpejguar politikën e saj. Kryetari i ri ishte akuzuar nga kundërshtarit si jo mjaft konservator. Por ai e kapërceu këtë vështirësi kur një tjetër zezak i kandiduar për kryetar partie, ish sekretari i shtetit të Ohaios Ken Blackwell, hoqi dorë nga kandidimi duke ia dhënë mbështetjen e plotë atij. Kështu  Steele fitoi pa vështirësi kundër kandidatit të mbetur kryetarit të shtetit të Karolinës Jugore Katon Dawson, me rezultatin 91-77 arritur në herën e gjashtë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.