AMBASADORJA JACOBSON - LAJM I MIRË PËR KOSOVËN
E Mërkurë, 04.23.2014, 01:28pm (GMT+1)
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey an Jacobson, e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën, miratimin e themelimit të Gjykatës së posaçme për krimet e luftës dhe vazhdimin e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
Këto komente ambasadorja i ka bërë në rrjetin social Twitter.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Gjykatës dhe zgjatjen e mandatit të EULEX-it me 89 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime, përmes miratimit të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. rel
www.voal-online.ch
|