E Enjte, 04.25.2024, 06:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VISHO AJAZI - HIMARA SI KRIMEA ME NDARJEN E RE, NJË AGJENT RUS NË POLITIKËN SHQIPTARE

E Mërkurë, 04.23.2014, 01:40pm (GMT+1)



TIRANË - "Në rast se me ndarjen e re administrative Himara do të përcaktohet sërish si një njësi administrative më vete nga Vlora, atëherë ekziston mundësia që banorët e kësaj zone, nën ndikimin edhe të qarqeve politike ose jo-ekstremiste greke,mund të kërkojnë pavarësinë sipas modelit të Krimesë në Ukraine". Këtë e ka pohuar dje kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika para komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku për më shumë se 4 orë ka raportuar në lidhje me raportin vjetor të këtij Shërbimi, si dhe për një sërë çështjesh të tjera që kanë qenë në qendër të debatit politik gjatë këtyre muajve, siç janë ato për bashkëpunimin me policinë për shpërthimet me tritol apo emërimet në radhët e Shërbimit të elementëve të SHIK-ut të '97-ës.

Burime nga ky komision kanë bërë të ditur se ka qenë deputetja demokrate Mesil Doda ajo që e ka pyetur kreun e SHISH-it nëse kishte dijeni se, "nëse me reformën e re administrative Himara shpallet zonë më vete, a ekziston mundësia edhe në informacionet tuaja dhe në logjikën që ju ndiqni, që ata të ndjekin eksperiencën e Krimesë?". Pyetje e cila mësohet se ka sjellë reagimin e deputetëve të mazhorancës, të cilët kanë kërkuar që ajo të shmangej, pasi nuk ishte objekt i rendit të ditës. Por pavarësisht kësaj ndërhyrjeje, kreu i SHISH-it i është përgjigjur pyetjes së Dodës, duke pohuar se "nga informacionet tona, ka edhe tendenca për të shfrytëzuar precedentin e Krimesë, nëse ndodh...".

Një deklaratë tjetër e fortë, e thënë nga Ajazi në këtë mbledhje, ka qenë edhe ajo që ka të bëjë me përfshirjen e politikanëve të ndryshëm në rrjetet e shërbimeve të huaja. Kështu, pyetjes së një prej deputetëve të komisionit, nëse kishte informacion se "a ka politikanë që punojnë për shërbimet e huaja", Ajazi i është përgjigjur se "ka pasur një politikan, por që nuk është më aktiv, që ka punuar për shërbimet ruse". Ndërsa për politikanët aktualë, ai është shprehur se "nuk kam informacion".

Gjatë këtij raportimi, Ajazi është pyetur nga deputetët edhe për çështjet e tjera të nxehta, siç janë ato që kanë të bëjnë me akuzat e ministrit të Brendshëm se SHISH nuk bashkëpunon me Policinë e Shtetit për dhënien e informacioneve në parandalimin e veprave të ndryshme kriminale dhe veçanërisht të shpërthimeve me tritol. Burime nga kjo mbledhje kanë informuar se "vetëm dy nga informacionet dhjetor-janar përmbajnë të dhëna për 15 persona të përfshirë në trafik lëndësh eksplozive dhe armësh".

Gjithashtu, kreu i SHISH-it ka bërë të ditur para deputetëve se "informacione të shumta i janë dhënë policisë dhe Ministrisë së Brendshme për trafik minash dhe lëndësh eksplozive në vjeshtën e vitit të kaluar, plot 15 të tilla". Ndërkohë që burime të tjera pranë së majtës kanë informuar se Ajazi ka pranuar se SHISH u gjend i papërgatitur fillimisht nga vala e vrasjeve me tritol, por për muajt e parë të këtij viti kishte dhënë informacione për këtë fenomen. Po ashtu mësohet se Ajazi ia ka lënë përgjegjësinë policisë lidhur me situatën e kriminalitetit në vend dhe sidomos të asaj që ka të bëjë me vrasjet me tritol, duke ironizuar reformën në radhët e forcave blu. Kështu mësohet se Ajazi është shprehur se "drejtuesve të rinj të Policisë iu desh kohë të marrin detyrën praktikisht dhe shkresat me informacion të SHISH-it qëndruan në tavolinat e tyre pa i parë".

Ndërkohë që në lidhje me akuzat e drejtpërdrejta të ministrit Tahiri se SHISH nuk ka dhënë informacion, mësohet se Ajazi është shprehur se "Ne informojmë drejtorin e Policisë dhe jo ministrin". Ndërkohë që në lidhje me informacionet e përgjithshme që SHISH i ofron policisë, ai ka deklaruar se vetëm për periudhën janar-prill janë dhënë 317 informacione, ndërsa ka pohuar se "është rritur me 53 % rrjeti i informacionit dhe 40 % burimet e informacionit". Ai është pyetur edhe për aksionet e policisë lidhur me arrestimin e disa personave që rekrutonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri, duke bërë të ditur se të gjithë këtë informacion e ka dhënë SHISH. "SHISH dha 100 % të informacionit për ata që shkojnë në luftë në Siri dhe u kapën falë këtij informacioni të SHISH", mësohet të jetë shprehur Ajazi.

Trafiku i drogës

Në këtë mbledhje nuk kanë munguar edhe pyetjet lidhur me trafikun e drogës, ku siç mësohet, kreu i SHISH-it ka deklaruar se "nuk ka trafik të madh droge pa mbështetjen e strukturave shtetërore", ndërsa ka theksuar se "e kemi parashikuar që heqja e moratoriumit të skafeve do shtonte trafikun". Sipas tij, "droga nuk rri në Lazarat, por shpërndahet në Vlorë, Fier, Berat etj". Pjesë e kësaj seance dëgjimore ka qenë dhe çështja që përfshinte pika 3 e rendit të ditës dhe që kishte të bënte pikërisht me informacionet e pasqyruara në media se në SHISH janë emëruar punonjës me një të shkuar të dyshimtë dhe që kanë punuar më parë në këtë shërbim gjatë periudhës '92-"˜97. Mësohet se për këtë çështje, Ajazi ka pranuar se këto emërime kanë ndodhur, por se këtë të drejtë atij ia jep ligji dhe çdo lëvizje është bërë në përputhje me kuadrin ligjor. Në këtë pikë, Ajazi ka debatuar me deputetët e mazhorancës, të cilët kanë theksuar se ai ka punësuar persona në kundërshtim me ligjin, pa arsimin e duhur dhe me një të shkuar të errët.

Përgjimet e policisë, sot deputetët "kontrollojnë" SHISH


Pavarësisht se kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika ka certifikatën e duhur të sigurisë për të administruar informacion të klasifikuar sekret, mazhoranca ka preferuar që në lidhje me çështjen e përgjimeve të krerëve të policisë në rrethe të mos e pyesë atë dje në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë seancës dëgjimore që zhvilloi me të në komisionin e Sigurisë. Kjo pasi ajo nuk ka dashur ta ezaurojë këtë çështje, pasi ka planifikuar që të shkojë vetë në ambientet e këtij Shërbimi për të marrë informacionin e kërkuar. Kështu, komisioni i Sigurisë nuk e kishte përfshirë këtë çështje në rendin e ditës së djeshme të komisionit, duke përcaktuar që për këtë të diskutojë në mbledhjen e sotme.

Këtë gjë e ka konfirmuar dje edhe kryetari i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cili ka theksuar se kjo çështje, e cila është dhe objekt i kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, të diskutohet sot. "Dua të konfirmoj se nesër komisioni do të shqyrtojë dhe vendosë për kontrollin parlamentar të SHISH-it nga një grup deputetësh që do të caktojë komisioni", tha dje Braho në një reagim për mediat. Ndërkohë që burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se ata janë të vendosur që t'i shkojnë deri në fund nismës së tyre për të bërë një kontroll parlamentar në SHISH, me qëllim verifikimin e vërtetësisë së një shkrese të publikuar në media, ku drejtorët e SHISH-it në rrethe udhëzoheshin që të mblidhnin informacion për drejtuesit e rinj të policisë. Sipas të majtëve, ky është një udhëzim i paligjshëm, pasi SHISH sipas tyre, nuk është ngritur që të përgjojë punonjësit e policisë. Madje ata shpesh gjatë këtyre muajve kanë theksuar se situata bëhet më e rëndë kur këto informacione të SHISH-it përdoren për qëllime politike nga opozita.

(Marrë nga Mapo)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORJA JACOBSON - LAJM I MIRË PËR KOSOVËN (04.23.2014)
KUVENDI I KOSOVËS MIRATON THEMELIMIN E GJYKATËS SPECIALE (04.23.2014)
UKRAINË - FILORUSËT KANË RRËMBYER NJË REPORTER AMERIKANGazetari Simon Ostrovski është në duart e separatistëve filorusë në Slloviansk (04.23.2014)
DEKLARATË PËR MJETET E INFORMIMIT E SHOQATËS 'ATLANTIKU' ME SELI NË NEW YORK TË SHBA-së (04.23.2014)
PRESIDENTI OBAMA FILLON TURNEUN 8 DITOR NË AZI (04.23.2014)
UJI NGA BATLLAVA - JO I PIJSHËM (04.22.2014)
REFORMA TERRITORIALE - NDRYSHIM I FORMULËS SË KOMISIONITShumica synon zhbllokimin e aktivitetit të komisionit parlamentar. Opozita: reforma e njëanshme do jetë me pasoja. Hetim për akuzat e përfshirjes së ushtrisë në trafik droge (04.22.2014)
SHBA I BËN THIRRJE RUSISË TË RESPEKTOJË MARRËVESHJEN (04.22.2014)
KMDLNJ - KUVENDI TË MOS E VOTOJË KRIJIMIN E GJYKATËS SPECIALE (04.22.2014)
QEVERIA E KOSOVËS E MIRATOI GJYKATËN SPECIALE (04.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]