PRESIDENTI OBAMA - RUSIA INJORON MARRËVESHJEN E GJENEVËS
E Enjte, 04.24.2014, 09:28am (GMT+1)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Rusia nuk është duke respektuar Marrëveshjen e Gjenevës, e cila ka për qëllim qetësimin e krizës në Ukrainë.
Duke folur në Japoni, Obama ka thënë se "deri tash", Moska nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për zbatimin e saj.
Presidenti amerikan ka paralajmëruar sërish Rusinë për sanksione të mëtejshme.
Më 18 prill, Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arrituir një marrëveshje, sipas së cilës, grupet e armatosura ilegale duhet të çarmatosen dhe ndërtesat e uzurpuara publike të lirohen.
Perveç kësaj, Kievi do të ofronte edhe amnisti për protestuesit që dorëzojnë armët dhe lirojnë pronat publike. rel
www.voal-online.ch
|