VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UKRAINË - ZHDUKET EDHE NJË GAZETAR TJETËR, SIMON OSTROVSKY ENDE I RRËMBYER NGA FILORUSËT

E Enjte, 04.24.2014, 02:45pm (GMT1)


                   Djathtas SIMON OSTROVSKY

Një tjetër gazetar është zhdukur në Donjeck të Ukrainës, ku grupet e armatosura pro-ruse kanë pushtuar ndërtesat publike për javë të tëra.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve citon raportet e mediave ukrainase, të cilat thonë se Yevhen Hapych, nga e përditshmja ukrainase "Reporter" është zhdukur më 22 prill.

Forcat pro-ruse kanë arrestuar disa gazetarë, përfshirë shtetas të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara, Francës, Italisë dhe Bjellorusisë, në qytetin Slloviansk.

Të gjithë janë liruar, pos gazetarit amerikan, Simon Ostrovsky, i cili vazhdon ende të mbahet peng.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim për gjendjen e tij. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.