VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LDK-AAK-NISMA ARRIJNË NË PARIM MARRËVESHJEN ME VV

E Enjte, 07.17.2014, 06:09am (GMT1)



Mediat në Kosovë bën me dije se në orët e mbrëmjes ka nisur një takim i ri ndërmjet liderëve të bllokut opozitar dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas burimeve mësohet se LDK-AAK-Nisma në njërën anë dhe Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër janë afër arritjes së marrëveshjes.

"Partitë janë afër arritjes së marrëveshje dhe ka gjasa që Vetëvendosje sot të votojë Isa Mustafën për kryeparlamentar", ka thënë një burim brenda LDK-së.

Dy pikat që kishte ngecur marrëveshja ishte dialogu me Serbinë që Vetëvendosje kërkonte ta udhëhiqte dhe rishikimi i procesit të privatizimit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.