VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARRIHET MARRËVESHJA NË PARIM, KONFIRMOHET PARA SEANCËS - NISIN URIMET PËR MARRËVESHJEN E OPOZITARËVE

E Enjte, 07.17.2014, 07:32am (GMT1)



Kanë nisur urimet nga radhët e deputetëve të zgjedhur të bllokut opozitar, për arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen.

Ajo që e ka bërë një gjë të tillë, është Vlora Dumoshi, e cila në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar shkurt: "Urime Kosovë!"

E status, që mund të lidhet me marrëveshjen e momenteve të fundit ka shkruar edhe numri një i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i Vetëvendosjes.

"Shtet të se drejtes për të luftuar krimin dhe korrupcionin! Shtet social për të luftuar pabarazinë!

Shtet zhvillimor për të rritur punësimin! VV",
ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë, edhe dy burime të ndryshme nga njëri tjetri, të nivelit të lartë në partitë politike të bllokut opozitar, i kanë thënë KTV-së, se koalicioni LDK-AAK-Nisma ka pranuar kushtet e Vetëvendosjes, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.