VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
VJOSA OSMANI - PDK TREGOI LOGJIKËN UZURPUESE E Enjte, 07.17.2014, 11:26am (GMT1) Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se PDK-ja tregoi që ka logjikën uzurpuese, ndërsa shtoi se ata (LDK) kanë lëshuar pe për të mos bërë ndonjë konfrontim. Osmani tha po ashtu se koalicioni ka kërkuar që çështja e ulëseve të rregullohet për seancat e rregullta. Sipas saj, kryesuesja e senacës së Kuvendit, Flora Brovina, ka shkelur vendimin e Kryesisë gjatë procedimit të rendit të ditës. Vjosa Osmani theksoi se ende nuk ka nënshkrim të marrëveshjes me Vetëvendosjen, por shtoi se jemi afër. Ajo tha se ende nuk e dimë nëse i kemi votat e kësaj partie për kryeparlamentarin. Osmani ka thënë se marrëveshja është afër dhe do të vazhdohet edhe në ditët e ardhshme të bisedohet për arritjen e saj. Mbetet e bllokuar seanca e konstituive Mbetet e bllokuar seanca e konstituive e Kuvendit të Kosovës për shkak se deputetët e grupit parlamentar të PDK-së e kanë pamundësuar vazhdimin e saj. Pasi njeherë deputetët e kësaj partie dolën nga salla e kuvendit, kryesuesja e seancës është kthyer duke pamundësuar vazhdimin eventual të mbledhjes nga deputetët e grupeve tjera parlamentare, që gjenden në sallë. Deputetët e koalicionit LDK-AAK-NISMA po kërkojnë nga Flora Brovina që të mos pengojë vazhdimin e mbledhjes, por ajo po e kundërshton këtë, me arsyetim se është në pritje të marrëveshjes së shefave të grupeve parlamentare lidhur me ecurinë e mëtejshme. Kryesuesja e seancës Flora Brovina kërkoi pushim deri në orën 13, por nuk u përfill nga deputetët. Ndërkohë deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka paralajmëruar se grupi parlamentar i kësaj partie do të kërkojë intepretimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Kuçi ka thënë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të zgjidhë dilemat se cilit grup parlamentar I përket të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo e drejtë i takon grupit parlamentar LDK-AAK-NISMA, pasi ky është grupi më i madh në kuvend. Megjithatë gjatë séances pa dashje të kryesueses ndodhi resti i fuqisë në Kuvend - pro Hashim Thaçit ishin vetëm 44 deputetë, ndërsa kundër tij ishin 78 deputetë Në këtë mënyrë edhe dështoi për t'u votuar raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve, sepse vetëm deputetët e PDKësë ngritën dorën. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |