VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LULZIM BASHA - ISA MUSTAFA DO T'I JAPË DIMENSION TË RI KUVENDIT TË KOSOVËS

E Enjte, 07.17.2014, 03:14pm (GMT1)


TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur urimet e tij dhe të demokratëve shqiptarë kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa.

Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", Basha ka shprehur bindjen se "ligjvënësit kosovare nën drejtimin e zotit Isa Mustafa do te arrijnë të orientojnë drejt rrugët e zgjidhjes së çështjeve që u shërbejnë interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin europian dhe euroatlantik".

"Duke i uruar suksese Kryetarit të ri të Kuvendit, jam i sigurt se me urtësinë dhe përvojën e tij zoti Isa Mustafa do të arrijë ti japë një dimension të ri parlamentarizmit në Kosovë duke vijuar në rrugën e progresit dhe zhvillimit"-shkruan Basha në "Facebook".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.