Ish-kryetari i Kuvendit të
Kosovës, Jakup Krasniqi, ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të
legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa.
Kryetari i deritashëm Krasniqi, me këtë rast, e ka uruar Mustafën për
postin e kryekuvendarit, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Kuvendi i
Kosovës.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, u zgjodh sot kryetar i Kuvendit të
Kosovës, në seancën konstituive, e cila u ndërpre disa herë. Në momentin
kur ai u votua, në sallë nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë
Demokratike të Kosovës.