VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAKUP KRASNIQI IA DORËZOI POSTIN ISA MUSTAFËS

E Enjte, 07.17.2014, 04:58pm (GMT1)


Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa.

Kryetari i deritashëm Krasniqi, me këtë rast, e ka uruar Mustafën për postin e kryekuvendarit, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, u zgjodh sot kryetar i Kuvendit të Kosovës, në seancën konstituive, e cila u ndërpre disa herë. Në momentin kur ai u votua, në sallë nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.