VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYKATA KUSHTETUESE S'MUND TA INTERPRETOJË ÇËSHTJEN 'PROPOZUESI I KRYEPARLAMENTARIT'

E Premte, 07.18.2014, 10:21am (GMT1)



Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka të drejtë ta interpretojë çështjen e propozuesit të kryeparlamentarit e as atë se çka është grupi parlamentar apo se kush është grupi më i madh parlamentar.

Kështu të paktën mund të thuhet bazuar në ato që ka deklaruar kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani në një intervistë që e ka dhënë para një muaji në emisionin "Rubikon".

"Propozuesin unë s'mund ta komentoj. As Grupin Parlamentar, as unë e as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta komentojmë, sepse kjo është një çështje politike", citon "˜Tribuna' deklaratën e Enver Hasanit.

Sipas tij, ajo çështje quhet politike, sepse nuk mund të zgjidhet me mjete juridike.
"Janë çështje që ne nuk mund ta interpretojmë", ka thënë Hasani.

PDK ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit të Kosovës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.