VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKUP - U MBAJT PROTESTA 'DUAM DREJTËSI'

E Premte, 07.18.2014, 03:15pm (GMT1)


Shkup, u mbajt protesta "Duam drejtësi"

Edhe sot protestues shqiptarë protestuan sot në Shkup me moton "Duam drejtësi".

Marshi protestues nisi nga qendra tregtare "Çairçanja" në Çair, duke vazhduar deri në fund të bulevardit të Bit Pazarit, gjegjësisht afër qendrës tregtare "Mavrovasja", ku ishin stacionuar kordonet policore.

Protestuesit edhe kësaj radhe nuk u lejuan që t`iu afrohen gjykatave.

Turmës së protestës të organizuar nga Këshilli për organizimin e protestave, i`u bashkëngjitën sërish kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri. Ata kanë qëndruar pranë kordonit policor dhe se sërish u lexuan kërkesat e protestuesve, kryesisht për lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm për rastin "Monstra".

Protestuesit mbanin flamuj kombëtar dhe pankaratat "Duam Drejtësi", "Respektoni faktet", "Stop diskriminimit", ""Ku i kalon pushimet Ali Ahmeti e Menduh Thaçi?", "Gordana terroriste", "UÇK nuk është terroriste", etj. Por gjithashtu janë dëgjuar edhe brohoritje dhe parulla kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve.  

Pas disa minutave, protestuesit janë shpërndarë qetë.

Kryeqyteti edhe këtë ditë për shkak të protestës ishte blinduar nga forcat speciale dhe forca të tjera policore në çdo pjesë qendrore. 

bitpazar-2

Përfaqësuesi i këshillit të protestave, Daim Luçi sërish lexoi 4 kërkesat drejtuar institucioneve relevane:

1. Shpallja e të dënuarve të Monstrës për të pafajshëm dhe lirimi e dëmshpërblimi i menjëhershëm i tyre,

2. Shkarkimi i menjëhershëm i prokurores dhe gjykates përgjegjëse për rastin "Monstra" dhe ndjekja e tyre penale për keqpërdorim të detyres.

3. Dorëheqja e ministres së punëve të brendshme përshkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare duke shpallë gjykimin e të akuzuarve menjëherë pas arrestimit te tyre

4. Lirimin e menjëhershëm të gjithë të arrestuarve në protestat në Shkup dhe Tetovë, derisa nuk plotësohen këto kërkesa protestat nuk do të ndërpriten. Por edhe vizita që duhet të bëj Avokati i Popullit të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe protestuesve të paraburgosur.(INA)

bitpazar-3

bitpazar-4

 

spremni-1

bitpazar-1

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.