VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EULEX-i KONFIRMON LIRIMIN E UKË RUGOVËS

E Premte, 07.18.2014, 03:28pm (GMT1)



Lirimin nga paraburgimin të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, e ka konfirmuar edhe EULEX-i përmes një njoftimi për media.

Sipas këtij njoftimi, sot në mëngjes, një gjyqtar i procedurës paraprake e mori vendim me të cilin Rugovës ia zëvendësoi masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.

"Gjyqtari i procedurës paraprake e mori parasysh kohëzgjatjen e parashikuar të hetimeve, të cilat janë po ashtu komplekse, si dhe rrezikun se i pandehuri mund të arratiset, ndërhyjë në dëshmitarë, apo ta pengojë drejtësinë në ndonjë mënyrë tjetër, prandaj në përputhje me Nenin 173.2 të Kodit të Procedurës Penale ai ka vlerësuar se këto shqetësime mund të adresohen në mënyrë adekuate me anë të masës kufizuese më të butë të arrestit shtëpiak krahas ndalimit të kontaktit me dëshmitarët/bashkë të pandehurit dhe të përdorimit të pajisjeve për komunikim elektronik dhe internetit",
thuhet në njoftim.

Lirohet Ukë Rugova, arrest shtëpiak deri më 4 shtator

Avokati Nexhat Shabani ka konfirmuar lirimin e Ukë Rugovës. Ai për Koha.net tha se gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e prokurorit për vazhdim të paraburgimit dhe ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për të si masë të mjaftueshme.

Kjo masë ka afat deri më 4 shtator.

Rugova është arrestuar më 4 shkurt 2014 si i dyshuar për krim të organizuar lidhur me shitje të vizave Schengen të Italisë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.