E Enjte, 03.28.2024, 11:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ANGELA MERKEL KËRKON URGJENTISHT FORMIMIN E QEVERISË SË KOSOVËS

E Premte, 07.18.2014, 08:04pm (GMT+1)


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot në Bundestag ka folur ndër të tjera edhe për Kosovën, derisa është pyetur nga gazetarët.

Ajo ka thënë se në Samitin e Dubrovnikut të mbajtur ditë më parë, ka biseduar me shtetet e Ballkanit dhe nivelin e raporteve ndërmjet tyre.

"Në Dubrovnik kemi biseduar, unë në mes të shteteve te Ballkanit, për nivelin e secilit shtet në raport me procesin e tyre te afrimit ne BE, dhe aty ka nivele te ndryshme, kemi Slloveninë dhe Kroacinë të cilat tashmë janë anëtare të BE-së, Shqipëria e ka marrë statusin e Kandidatit Potencial, kemi hapur negociatat për anëtarësim me Serbinë dhe Malin e Zi dhe në rastin e Kosovës jemi duke punuar mbi një marrëveshje që korrespondon me Marrëveshjen për Stabilizim Asociim", ka thënë Merkel, transmeton transmetuesi publik i Kosovës.

Sipas saj, është sqaruar disa herë së është pikërisht kjo që ka ndikuar të vërë në lëvizje raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ndër kriteret e anëtarësimit të Serbisë në BE është rregullimi gradual i raporteve me Kosovën.

"Dhe kush sheh se çfarë ka ndodhur në periudhën e fundit prej një vitit e gjysmë, mund të shohë se në krahasim me konfliktet tjera, këtu mund të vërehen se paku disa përparime dhe kjo rrugë duhet të vazhdojë. Do të thotë se i tërë procesi i anëtarësimit të Serbisë në vazhdimësi do të jetë i ndërlidhur me pyetjen: Si qëndrojnë raportet e Serbisë karshi Kosovës? Por që edhe Kosova ka disa detyra për t'i plotësuar për arritjen e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit. Por nuk ka trajtim ndryshe. Ne i vëmë kushtet e njëjta ndaj të gjithëve dhe prandaj qëndron në vet zhvillimet e Kosovës se çfarë do të ndodhë në vazhdim dhe besoj se çështja më urgjente dhe aktuale është formimi i qeverisë pas zgjedhjeve", ka thënë Merkel.

Ajo ka folur edhe për Maqedoninë dhe zhvillimet atje. Sipas saj çështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe se për këtë ka biseduar edhe me kryeministrin grek.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EULEX-i KONFIRMON LIRIMIN E UKË RUGOVËS (07.18.2014)
ARREST 48 ORËSH PËR FADIL VOKRRIN (07.18.2014)
SHKUP - U MBAJT PROTESTA 'DUAM DREJTËSI' (07.18.2014)
EKSPERTËT - BROVINA SHKELI RREGULLOREN, ZGJEDHJA E KRYEPARLAMENTARIT ËSHTË KUSHTETUESE (07.18.2014)
GJYKATA KUSHTETUESE S'MUND TA INTERPRETOJË ÇËSHTJEN 'PROPOZUESI I KRYEPARLAMENTARIT' (07.18.2014)
NË SHKUP SOT PROTESTA NËN MOTON 'MARSHI I LIRISË' (07.18.2014)
PROKURORI WILLIAMSON TË HËNËN NË KOSOVË (07.18.2014)
AVNI MUSTAFAJ - KOSOVA TREGOI SE ËSHTË SHTETI MË DEMOKRATIK NË BALLKAN (07.18.2014)
ILIR META URON ISA MUSTAFËN PËR ZGJEDHJEN NË KRYE TË KUVENDIT TË KOSOVËS (07.17.2014)
ZËRI I AMERIKËS - PARLAMENTI I RI I KOSOVËS ZGJEDH DREJTUESIT (07.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]