VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANGELA MERKEL KËRKON URGJENTISHT FORMIMIN E QEVERISË SË KOSOVËS

E Premte, 07.18.2014, 08:04pm (GMT1)


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot në Bundestag ka folur ndër të tjera edhe për Kosovën, derisa është pyetur nga gazetarët.

Ajo ka thënë se në Samitin e Dubrovnikut të mbajtur ditë më parë, ka biseduar me shtetet e Ballkanit dhe nivelin e raporteve ndërmjet tyre.

"Në Dubrovnik kemi biseduar, unë në mes të shteteve te Ballkanit, për nivelin e secilit shtet në raport me procesin e tyre te afrimit ne BE, dhe aty ka nivele te ndryshme, kemi Slloveninë dhe Kroacinë të cilat tashmë janë anëtare të BE-së, Shqipëria e ka marrë statusin e Kandidatit Potencial, kemi hapur negociatat për anëtarësim me Serbinë dhe Malin e Zi dhe në rastin e Kosovës jemi duke punuar mbi një marrëveshje që korrespondon me Marrëveshjen për Stabilizim Asociim", ka thënë Merkel, transmeton transmetuesi publik i Kosovës.

Sipas saj, është sqaruar disa herë së është pikërisht kjo që ka ndikuar të vërë në lëvizje raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ndër kriteret e anëtarësimit të Serbisë në BE është rregullimi gradual i raporteve me Kosovën.

"Dhe kush sheh se çfarë ka ndodhur në periudhën e fundit prej një vitit e gjysmë, mund të shohë se në krahasim me konfliktet tjera, këtu mund të vërehen se paku disa përparime dhe kjo rrugë duhet të vazhdojë. Do të thotë se i tërë procesi i anëtarësimit të Serbisë në vazhdimësi do të jetë i ndërlidhur me pyetjen: Si qëndrojnë raportet e Serbisë karshi Kosovës? Por që edhe Kosova ka disa detyra për t'i plotësuar për arritjen e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit. Por nuk ka trajtim ndryshe. Ne i vëmë kushtet e njëjta ndaj të gjithëve dhe prandaj qëndron në vet zhvillimet e Kosovës se çfarë do të ndodhë në vazhdim dhe besoj se çështja më urgjente dhe aktuale është formimi i qeverisë pas zgjedhjeve", ka thënë Merkel.

Ajo ka folur edhe për Maqedoninë dhe zhvillimet atje. Sipas saj çështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe se për këtë ka biseduar edhe me kryeministrin grek.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.