VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUDARE - AUTOBUSI I LINJËS SALCBURG-PRISHTINË DEL NGA RRUGA, 32 TË LËNDUAR

E Shtunë, 07.19.2014, 10:44am (GMT1)


Të paktën 32 udhëtarë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit ku një autobus nga Podujeva i cili udhëtonte në relacionin Salcburg-Prishtinë, ka dalë nga rruga afër Rudarës.

Televizioni publik serb raporton se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit, transmeton koha.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejt nga Prokupja, kurse në ndihmë ju kanë ardhur edhe kolegët nga Kurshumlia dhe Nishi.

Drejtoresha e spitalit në Kurshumli, Uranija Petroviq, i ka thënë agjencisë së lajmeve "Beta" se 10 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

"Pasagjerët kanë pësuar ndrydhje në kokë, në gjoks, në gjymtyrë, por ka pacientë me fraktura të cilët janë referuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike të Nishit",
ka thënë ajo.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.