E Enjte, 03.28.2024, 05:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISA MUSTAFA PRANOI URIME NGA SENATORI DOLE DHE DEPUTETI GJERMAN SCHOCKENHOFF
Dole - Mustafa, lider dhe vazhdues i denjë i trashëgimisë Rugoviane

E Shtunë, 07.19.2014, 10:50am (GMT+1)



Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Senatori dhe miku shqiptar, Bob Dole. Senatori Dole e uroi Mustafën me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Siç njofton LDK përmes një komunikate për media, Dole gjithashtu e ka cilësuar Mustafën si "lider dhe vazhdues të denjë të trashëgimisë Rugoviane".

Ja teksti i letrës që Senatori Bob Dole i dërgon Kryetarit të Parlamentit të Kosovës

Shkëlqesisë së Tij Isa Mustafa

Kryetar i Parlamentit të Kosovës

Republika e Kosovës

Prishtinë

 

I nderuar Kryetar i Parlamentit:

 

Ju lutem pranoni përgëzimet e mia me rastin e zgjedhjes tuaj si Kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës. Unë i kam ndjekur zhvillimet demokratike të vendit tuaj me shumë interes dhe u kënaqa kur mësova për zgjedhjen tuaj në detyrën e re.

 

Nën lidërshipin tuaj, LDK  është e qartë që po vijon rrugën e mikut tim Presidentit Ibrahim Rugova, të cilin unë vazhdoj ta shoh si një nga liderët disidentë demokratë të skenës botërore. Unë gjithashtu e mirëprita partnershipin tuaj me Ramush Haradinaj, ish-kryeministër të cilin populli juaj e vlerëson si hero të luftës.

 

Ju uroj dhe dëshiroj sukses në shërbim të popullit dhe Kosovës në periudhën kritike që keni përpara.

Ju falenderoj për konsideratën.

Sinqerisht

Bob Dole





Ndërkaq, Mustafa gjatë ditës së djeshme, siç bën me dije LDK, pranoi urime edhe nga deputeti i Bundestagut, Andreas Schockenhoff.

"Dr. Schockenhoff uroi Kryetarin Mustafa me rastin e zgjedhjes në postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për mesazhin e qartë të Kryetarit Mustafa në lidhje me dialogun dhe procesin e implementimit të të gjitha marrëveshjeve dhe përfundimisht normalizimin e raporteve me Serbinë", thuhet në njoftimin e LDK-së.

Schockenhoff, sipas njoftimit të LDK-së, gjithashtu është zotuar dhe ka shprehur interesim për bashkëpunim të shtuar ndërpartiak.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUDARE - AUTOBUSI I LINJËS SALCBURG-PRISHTINË DEL NGA RRUGA, 32 TË LËNDUAR (07.19.2014)
ISA MUSTAFA - NUK I KEMI FAJ PDK-së QË MBETI ME 37 DEPUTETË (07.19.2014)
TRAFIKANTIT TË HEROINËS NË SHQIPËRI I KONFISKOHEN 3 MILIONË EURO PASURI (07.19.2014)
GATI FUNKSIONALIZIMI I AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË KUKËSIT (07.19.2014)
16 VJETORI I MASAKRËS SË RAHOVECIT (07.19.2014)
ISA MUSTAFA - KUSHTETUESJA S'MUND TË VENDOSË SE KUSH DO TË JETË KRYETARI I KUVENDIT (07.18.2014)
ANGELA MERKEL KËRKON URGJENTISHT FORMIMIN E QEVERISË SË KOSOVËS (07.18.2014)
EULEX-i KONFIRMON LIRIMIN E UKË RUGOVËS (07.18.2014)
ARREST 48 ORËSH PËR FADIL VOKRRIN (07.18.2014)
SHKUP - U MBAJT PROTESTA 'DUAM DREJTËSI' (07.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]