VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BLLOKU LDK-AAK-NISMA PËRJASHTON MUNDËSINË PËR ZGJEDHJE TË REJA

E Shtunë, 07.19.2014, 10:21pm (GMT1)



Kryetari LDK-së, Isa Mustafa, i sapozgjedhuri në krye të Kuvendit të Kosovës, është i bindur se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai thotë se blloku opozitar i ka të gjithë numrat në kuvend për t'i formuar institucionet e reja.

Kështu ka thënë ai në një prononcim për televizionin publik. Të njëjtin mendim e ndajnë edhe përfaqësues të subjektit NISMA pjesë e bllokut opozitar me LDK-në dhe AAK-në.

"Në zgjedhje shkohet zakonisht kur asnjëra palë nuk mund t'i krijojë institucionet e reja, dhe ne pamundësi për t'i krijuar numrat shkohet në zgjedhje dhe hapin rrugët kushtetuese për zgjedhje",
ka thënë anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.