VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBRIE - VAZHDON RACIZMI MAQEDONAS NDAJ SHQIPTARËVE

E Djelë, 07.20.2014, 07:24am (GMT1)



Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane, (OBRIE) reagon ndaj sjelljes brutale të policisë maqedonase ndaj shtetasve të Shqipërisë.

"Shtetasit e Shqipërisë pothuajse për çdo ditë, pa asnjë pretekst, keqtrajtohen dhe provokohen në vendkalimet kufitare me Maqedoninë. Ta ndalosh dhe keqtrajtosh secilin shqiptar që hyn Maqedoni për të pirë një kafe a për të bërë shoping, i thonë racizëm. Trajtimi i fqinjëve në këtë mënyrë nuk i ndihmon vendit në procesin eurointegrues. Aq më shumë irriton 1/3 e shqiptarëve që jetojnë ne këtë shtet dhe kontribuon në nxitjen e tensioneve ndëretnike", thuhet në reagimin e OBRIE-s, përcjell ina.

"Si mund të ecë Maqedonia drejt Bashkimit Evropian me këtë logjikë diskriminuese dhe poshtëruese ndaj fqinjëve. A mund të flasim për parimin e fqinjësisë së mirë, kur policët maqedonas për çdo ditë provokojnë shqiptarët, duke i shtyrë që të shkaktojnë incident në mbrojtje të personalitetit dhe kombësisë së tyre. Jo më larg se një javë dy shtetase shqiptare nën e bijë shkaktuan incident në kufi në mbrojtje të nderit dhe të drejtës së tyre, pasi në orën 3 të mëngjesit policia maqedonase tentoi ti kthejë për në Shqipëri pa asnjë pretekst", thuhet më tej në reagim.

OBRIE fton faktorin politik shqiptar dhe maqedonas në Shkup, që të ndërmarrë masa dhe ti heqë barrierat dhe kontrollet e mundimshme dhe të panevojshme të shtetasve shqiptarë të cilët vijnë për turizëm apo arsye tjera në Maqedoni.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.