E Martë, 04.23.2024, 07:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zvicër: Mbyll punimet Forumi Ekonomik i Davosit - Shqipëria u përfaqësua nga Kryeministri Berisha
E Djelë, 02.01.2009, 08:10pm (GMT+1)

Zvicër: Mbyll punimet Forumi Ekonomik i Davosit 

 

Në Davos, u mbyll forumi ekonomik botëror, i cili kësaj here u karakterizua nga një atmosferë e zymtë për shkak të krizës ekonomike dhe financiare globale. Pjesmarrësit largohen nga Davosi i ftohtë për t'u përballur me një realitet po aq të ftohtë financiar, ku rigjallërimi ekonomik komplikohet nga frika e trazirave sociale dhe e papunësisë në rritje. Në forum mori pjesë edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Kryeministri Berisha.

-------

VOA - I zhytur në një atmosferë pavendosmërie dhe pasigurie, forumi ekonomik botëror i cili grumbullon njerëzit më të shquar të qeverive dhe biznesit, nuk arriti të dalë me një plan të ri për të frenuar krizën financiare globale.

Fituesi i Çmimit Nobel për ekonominë, Josef Stiglitz tha se Davosi është normalisht një forum pozitiv, por këtë vit delegatët shfaqën gjithnjë e më shumë pesimizëm ndërsa mësonin mbi përmasat e problemeve me të cilat përballen.

"Zakonisht efekti i forumit është që njerëzit mendojnë me optimizëm mbi të mirat e globalizimit. Por këtë herë ata u bënë më pesimistë kur mësuan për problemet me të cilat përballet secili prej tyre. Pra, në këtë kuptim, Davosi thuajse me siguri kontribuoi në thellimin e atmosferës së zymtë." - tha ai

Forumi i Davosit u mbyll në të njëjtën atmosferë të zymtë në të cilën filloi megjithëse në ditën e tij të fundit, themeluesi i forumit, Klaus Shuab përdori parrullën e fushatës së Presidentit amerikan Obama "Po, ne mund t'ja dalim" si thirrje për të zgjidhur krizën ekonomike botërore.

"Nga pikëpamja ekonomike, ky ishte natyrisht forumi më i zymtë që kemi patur ndonjëherë... Mendoj se ne duhet të theksojmë nocionin se ne mund t'ja dalim. Po, mund t'ja dalim. Mendoj se ky takim solli një numër idesh por kyçi është te bashkëpunimi global."

Komentet e zotit Shuab u pritën me duartrokitje të gjata nga pjesmarrësit të cilët do të largohen nga Davosi i ftohtë për t'u përballur me një realitet po aq të ftohtë financiar kudo në botë, ku frika e trazirave sociale dhe e papunësisë në rritje janë faktorët e rinj që po e komplikojnë rigjallërimin ekonomik.

"Mesazhi që marr nga Klaus Shuab dhe nga Forumi Ekonomik Botëror është se "po, ne mund t'ja dalim", u shpreh Farid Zakaria, një ndër moderatorët e njohur të Forumit.

Vitin e kaluar në Davos mbretëronte besimi se fuqitë e reja ekonomike, Kina, India, Rusia dhe Brazili mund t'i mbijetonin recesionit amerikan për shkak të potencialit të tyre. Por doli se kjo ishte e gabuar, thanë shumë analistë.  Sytë tani do të drejtohen te takimi i 20 vendeve më të fuqishme industriale që do të mbahet në muajin prill në Londër, ku udhëheqësit do të duhet të marrin vendime të vështira.//voal-online

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hashim Thaçi: Tadiçi e ka në zyrë fantazmën e Millosheviçit (01.31.2009)
Republikanët amerikanë zgjedhin zezak kryetarin e partisë (01.31.2009)
Beogradi t'iu japë shqiptarëve të Luginës së Preshevës të njëtat të drejta që Kosova zbaton për komunitetin serb (01.30.2009)
Senati shkarkon nga posti Bllagojeviçin (01.30.2009)
Kuvendi jep dritën jeshile që Shqipëria të kandidojë për në BE (01.29.2009)
The Washington Post: Obama pritet ta vizitojë në prill Kosovën (01.29.2009)
Gjykohet njëri nga përgjegjësit e masakrës së Krushës së Vogël (01.29.2009)
Ismail Kadare sot 73 vjeç! (01.28.2009)
Bëhet dislokimi i parë i trupave të reja amerikane në Afganistan (01.27.2009)
Obama në TV AL ARABIYA: Islami nuk është armiku ynë (01.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]