VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VRANIQI I VV BËN SARKAZËM - BORXHET QË IA KEMI PDK-së INSHALLA PO IA KTHEJMË NE DHE KREJT POPULLI I KOSOVËS

E Djelë, 07.20.2014, 03:46pm (GMT1)


Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka komentuar në lidhje me një prononcim të politikanit Naim Maloku, i cili ka thënë se kjo lëvizje i ka borxh PDK-së për mbështetjen që ia ka dhënë në zgjedhjen e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Komenti i Vraniqit është përplot sarkazëm, dhe nis me fjalinë: "patjetër, dhe jo vetëm ne, por krejt populli i kemi borxh".

"... sepse: Na e krijuan Asociacionin e Komunave Serbe, Na i amnistuan strukturat kriminale serbe, i legjitimuan ata dhe disa i futën në polici e disa në Kuvend me emrin "Lista Serbe", na shpronësuan nga prona jonë publike duke i lënë 76000 punëtorë pa punë, na shndërruan në shtetin më të korruptuar në rajon, e shumë e shumë "merita" tjera...", ka komentuar Vraniqi.

Komentimin e tij, Vraniqi e përmbyll sërish me sarkazëm: "Ishalla mbërrijmë me ja u kthy borxhin!".kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.