VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEPUTETI I BUNDESTAGUT THORSTEN FREI VIZITON PARTINË DEMOKRATIKE

E Djelë, 07.20.2014, 04:55pm (GMT1)


 

TIRANË, 20 Korrik /ATSH - Partia Demokratike, ka publikuar të dielën në faqen e saj zyrtare, vizitën që deputeti gjerman i CDU, Thorsten Frei ka bërë në Partinë Demokratike, ku është pritur nga deputetët, Genc Pollo dhe Gerti Bogdani.

Gjatë takimit në selinë e Partisë Demokratike, u fol për bashkëpunimin mes dy forcave politike të qendrës së djathtë që i përkasin Partisë Popullore Europiane,  gjendjen politike në Shqipëri si dhe perspektivën europiane të vendit. Deputeti i CDU-së, Frei shprehu dëshirën për mbajtjen e zhvillimin e kontakteve dypalëshe në të ardhmen.

Ndërsa, deputeti i PD-së, Pollo pasi falenderoi deputetin gjerman për përkrahjen në dhënien e statusit kandidat dhe duke shpresuar se "do të vijojë hapja e negociatave në kohën më të afërt të mundshme".  Sipas deputetëve demokratë, pengesë për këtë janë, cënimi i shtetit ligjor, i konsensusit politik, zaptimi i pushteteve të pavarura dhe joqeveritare si KLD, ILDKP, AMA, AMF, kompetencat e Presidentit, destabilizimi i administratës publike dhe emërimi në poste kyçe i personave të dënuar për krime të rënda dhe depërtimi i tyre edhe në Kuvend, siç e dëften incidenti i deputetit socialist Arben Ndoka.

Partia Demokratike mbetet forcë politike proevropiane që do të përkrahë në Kuvend çdo reformë që i shërben integrimit europian, u shpreh Pollo.

Deputeti gjerman Frei, shoqërohej nga ambasadori gjerman Hoffman dhe shefi zyrës së fondacionit Adenauer në Tiranë Dr. Schrappel.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.