VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MITROVICË - VERIORËT PLANIFIKOJNË TË TJERA 'PARQE'

E Djelë, 07.20.2014, 08:13pm (GMT1)


Tek serbët e veriut po qarkullojnë ide për ridizajnimin e urës së Ibrit. Kjo pritet të jetë temë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, më 22 korrik në Bruksel.

Sipas projektit të ri, parashihet ndërtimi edhe i dy urave të tjera, që do ta ndanin pjesën veriore prej asaj jugore.

Serbët kanë filluar të ndërtojnë sheshe, si ai i "Car Lazarit" e që nënkupton se ura e Ibrit, të përdoret vetëm për kalim të këmbësorëve.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, këto ide i cilësojnë si ide që vijnë nga Serbia.

Ministri Dardan Gashi, i ka thënë për televizionin publik se "çdo zgjidhje do të jetë konform ligjeve të Kosovës".

Ndërkaq nënkryetarja e veriut, Ksenia Bozhovic, ka thënë se "do të aktivizohen mekanizmat që çdo që është ndërtuar pa leje, të rrënohet".

Ndërkaq, njohës të çështjeve të sigurisë, po e shfrytëzojnë vakuumin institucional që nëpërmjet këtyre gjërave, të thellojnë kontrollin në veri të Mitrovicës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.