VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË TORONTO PROTESTA 'SHKUPI JEMI ME TY'

E Hënë, 07.21.2014, 06:39am (GMT1)



Qindra shqiptarë protestuan të dielën para Parlamentit të Ontarios në Kanada për t`i dhënë përkrahje protestave në Shkup.

Në këtë protestë u ngrit zëri kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve në Maqedoni, ndërsa u shprehë shqetësimi për dënimin e fundit të gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm për rastin "Monstra".

Protestuesit kanë valvitur flamuj kombëtar dhe flamuj të shtetit kanadez, por edhe pankarata "Shkupi jemi me ty", "Shkupi with u 4 ever", "Amnesti për të gjithë shqiptarët nëpër burgje nga proceset e montuara", "Stop diskriminimit të shqiptarëve".

Organizatorët e protestës kanë lexuar edhe një deklaratë lidhur me situatën e tensionuar dhe diskriminimin e shqiptarëve, që nxitën reagimin me protesta nëpër rrugët e disa qyteteve. Nota e protestës i`u dërgua edhe autoriteteve kanadeze. Organizatorë të protestës ishin Shoqata Shqiptaro-Kanadeze Toronto, Shoqata e Shqiptarëve të Hamiltonit, Shoqëria Iliria London, Shoqata Shqiptare San Thomas e Kitchener, e Shoqata Kosova në Toronto.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.