E Premte, 04.19.2024, 05:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BASHKIMI EVROPIAN - THAÇI TA PRANOJË SE TJETËRKUSH E KA SHUMICËN NË PARLAMENT

E Hënë, 07.21.2014, 06:57am (GMT+1)



Diplomatët e BE-së kanë filluar të shqetësohen me insistimin me çdo kusht të PDK-së që ata të mbeten në pushtet ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe këtë sjellje e shohin si të dëmshme për interesat afatmesme dhe afatgjatë të Kosovës.

Kështu i kanë thënë "Kohës Ditore" disa diplomatë të lartë të vendeve anëtare të BE-së, duke përsëritur se zyrtarisht BE-ja ka vendosur të mos përzihet dhe t'ua lërë në dorë vetë kosovarëve që ta gjejnë rrugëdaljen nga kjo situatë.

"Nuk e di a është mirë për Kosovën apo keq kur pakkujt në BE i intereson se çfarë po ndodh atje. Disa vende nuk duan të përzihen, disave nuk u intereson fare. Ka në botë dhe në vetë BE-në aq shumë probleme saqë pakkush ka kohë dhe energji të merret me lojërat politike të Kosovës", i ka thënë gazetës një diplomat i BE, i cili e ndjek mirë situatën në Kosovë.

Diplomatët e BE-së vazhdojnë të insistojnë se nuk do të përzihen në "çështjet e brendshme të Kosovës" dhe se "u takon vetë strukturave politike të Kosovës t'i formojnë institucionet". Por, tash pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, porosisin PDK-në se, me gjithë faktin se ajo doli e para në zgjedhje, dikush tjetër ka siguruar shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe se në Kuvend nuk mund të ekzistojnë dy shumica, por vetëm një.

"Në një moment Thaçi dhe PDK-ja duhet ta kuptojnë se, pa marrë parasysh a na pëlqen apo jo, ata nuk e kanë shumicën në Kuvend, por atë shumicë e ka siguruar dikush tjetër. E në botën demokratike pushtetin e ka ai që siguron shumicën në kuvend", ka thënë një diplomat i BE-së, duke porositur edhe PDK-në që të mos i shikojë interesat e ngushta partiake, por interesat e Kosovës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË TORONTO PROTESTA 'SHKUPI JEMI ME TY' (07.21.2014)
MITROVICË - VERIORËT PLANIFIKOJNË TË TJERA 'PARQE' (07.20.2014)
WILLIAMSON NESËR NË ZYRË TË THAÇIT (07.20.2014)
DEPUTETI I BUNDESTAGUT THORSTEN FREI VIZITON PARTINË DEMOKRATIKE (07.20.2014)
KOSOVË - 20 MIJË TË RINJ APLIKOJNË QË TË BËHEN POLICË (07.20.2014)
VRANIQI I VV BËN SARKAZËM - BORXHET QË IA KEMI PDK-së INSHALLA PO IA KTHEJMË NE DHE KREJT POPULLI I KOSOVËS (07.20.2014)
KOSOVË - BANKAT I DRUHEN KURSIT PËR KREDI E DEPOZITA NË VALUTËN JOEURO (07.20.2014)
SHESHIT 'CAR LAZAR' MBI URËN E IBRIT VETËM DO T'I NDËRROHET EMRI (07.20.2014)
KOSOVË - DËSHIRA PËR EMIGRIM ËSHTË RRITUR (07.20.2014)
OBRIE - VAZHDON RACIZMI MAQEDONAS NDAJ SHQIPTARËVE (07.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]