VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRITJE TË GJATA NË PIKËKALIMET MIDIS KOSOVËS E SERBISË

E Hënë, 07.21.2014, 10:06am (GMT1)



Prishtinë, 21 korrik - Qytetarët kosovarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët po vijnë për pushime në vendlindje, përmes territorit të Serbisë po u duhet të presin deri në 2 orë e 30 minuta në kufi për të kaluar në territorin e Kosovës.

Ata po ankohen për procedurat e tej zgjatura që po bëjnë administratat kufitare në të dy anët, si në atë serbe ashtu edhe në atë të Kosovës.

Pritjet më të gjata po shkaktohen në territorin e Serbisë, por mërgimtarëve për rreth 20 minuta po u duhet të presin edhe në pikën kufitare të Kosovës.

Sipas autoriteteve kufitare kjo vonesë po shkaktohet kryesisht shkaku i procedurave të përgatitjes së dokumentacionit për sigurimin e automjeteve.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.