E Shtunë, 04.20.2024, 12:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
UILLIAMSON NË PRISHTINË - KOSOVA OFRON BASHKËPUNIM PËR HETIMIN LIDHUR ME PRETENDIMET E SENATORIT DIK MARTI

E Hënë, 07.21.2014, 01:56pm (GMT+1)



Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në një takim Clint Williamson, Prokuror kryesor të Task Forcës për Hetime Speciale lidhur me pretendimet në raportin e senatorit Dick Marti.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga, sipas një komunikate me shkrim ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të bashkëpunojnë me Task Forcës për Hetime Speciale në periudhën në vijim për të forcuar rendin dhe ligjin dhe për të përmbushur obligimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore.

Presidentja Jahjaga ka thënë po ashtu se Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale dhe që në momentin e konsolidimit institucionet e sapozgjedhura do të zbatojnë marrëveshjen e ratifikuar duke bërë ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe kushtetuese për të akomoduar krijimin e gjykatës së re.

Sipas saj, qasja e Kosovës ndaj drejtësisë do të jetë gjithëpërfshirëse dhe se hetimet që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës nuk janë përpjekje për të gjykuar betejën kolektive të Kosovës për liri, por mënyrë për të hetuar krimet e supozuara individuale.

Në këtë aspekt, Jahjaga e siguroi prokurorin Williamson se Kosova është e përcaktuar që të ballafaqohet me këto akuza në një proces kredibil dhe do të përmbush obligimet e saj me përgjegjësi dhe dinjitet në mënyrë që të përmbyllë këtë kapitull që do të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Vizita e Clint Williamson në Prishtinë po realizohet pak ditë para se ai të prezantojë raportin me të gjeturat gjatë një hetimi dy vjeçar.

Në dhjetor të vitit 2010, Këshilli i Evropës pati miratuar raportin e zviceranit Dick Marti, ku supozohej se gjatë kohës së luftës mund të ishin kryer edhe trafikime të organeve të serbëve të zënë rob nga ish-pjesëtarë të UÇK-së, në rastin e njohur si "shtëpia e verdhë".

Për t'i hetuar këto dyshime, roli i prokurorit kryesor i ishte besuar amerikanit Williamson, zhvillon takime me autoritetet e EULEX-it, ato të UNMIK-ut si dhe me autoritetet e Kosovës.

Gjetjet e raportit të Task Forcës, Williamson pritet t'i prezantojë në fund të këtij muaji.

Prokurori Williamson pati vizituar Kosovën edhe në mars të këtij viti, në kohën kur po merrej vendimi final për themelimin e Gjykatës Speciale (Tribunalit) për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë për  periudhën 1998-1999, e ku përfshiheshin edhe hetimin e krimeve të supozuara politike, kërcënimeve dhe vrasjeve të dëshmitarëve gjatë periudhës 2000-2001. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRITJE TË GJATA NË PIKËKALIMET MIDIS KOSOVËS E SERBISË (07.21.2014)
KOSOVË - BASHKATDHETARËT E KONSIDEROJNË PLAÇKË SIGURIMIN E AUTOMJETEVE (07.21.2014)
BASHKIMI EVROPIAN - THAÇI TA PRANOJË SE TJETËRKUSH E KA SHUMICËN NË PARLAMENT (07.21.2014)
NË TORONTO PROTESTA 'SHKUPI JEMI ME TY' (07.21.2014)
MITROVICË - VERIORËT PLANIFIKOJNË TË TJERA 'PARQE' (07.20.2014)
WILLIAMSON NESËR NË ZYRË TË THAÇIT (07.20.2014)
DEPUTETI I BUNDESTAGUT THORSTEN FREI VIZITON PARTINË DEMOKRATIKE (07.20.2014)
KOSOVË - 20 MIJË TË RINJ APLIKOJNË QË TË BËHEN POLICË (07.20.2014)
VRANIQI I VV BËN SARKAZËM - BORXHET QË IA KEMI PDK-së INSHALLA PO IA KTHEJMË NE DHE KREJT POPULLI I KOSOVËS (07.20.2014)
KOSOVË - BANKAT I DRUHEN KURSIT PËR KREDI E DEPOZITA NË VALUTËN JOEURO (07.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]